Basha në Vlorë: Do të dënohet kushdo që guxon të bllokojë rrugët
Pas ngjarjes së ndodhur dy javë më parë në Himarë ku u bllokua aksi Himarë -Vlorë , ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Luzim Basha. Gjatë një takimi me krerët më të lartë të policisë së këtij rrethi ai është shprehur se nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë ngjarje të tilla madje ai është shprehur se do të dënohen të gjithë ata që tentojnë të ndërmarrin hapa të tilla si bllokimi i rrugëve.
Basha foli dhe për luftën e bërë kundrejt kultivimit dhe trafikut të bimëve narkotike ,qënieve njerëzore dhe tha se në këtë pikë jemi të kënaqur ,por kurrsesi duhet gjithnjë një punë më e madhe. Ai falenderoi punën e bërë nga rrugorët në këtë situatë të vështire për qarkullimin rrugor ku infrastruktura është e dobët .