E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Emiliano Shullazi dhe 11 të tjerë

UPDATE- Mesohet se Emiliano Shullazi, nje emer i njohur i krimit ne Tirane, eshte arrestuar para pak minutash bashke me disa persona te tjere.

Të arrestuarit u kapën në afërsi të Liqenit të Thatë në Komunën Farkë Tiranë. Pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e blinduar të tipit Benz me targa TR 4018 J, mjeti që drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi, i cili ishte i veshur me jelek antiplumb, u sekuestruan në cilësinë e provës tre armë zjarri të tipit pistolete, 3 radio dhënëse – marrëse, dy armë të ftohta thikë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sattiva.

Të arrestuarit:
Emiljano Shullazi, 32 vjeç, banues në Tiranë
Altin Masha, 33 vjeç, banues në Tiranë
Arbër Cara, 21 vjeç, banues në Kavajë
Elton Cara, 25 vjeç, banues në Kavajë
Albert Laci, 26 vjeç, banues në Kukës
Julian Kallaku, 21 vjeç, banues në Tiranë
Aleksandër Algeri,23 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Gjeci, 24 vjeç, banues në Tiranë
Dorian Kalaja, 32 vjeç, banues në Tiranë
Luciano Idrizi, 21 vjeç, banues në Kavajë
Ilir Shullazi, 35 vjeç, banues në Krujë
Franc Hasalliu, 20 vjeç, banues në Durrës

Shullazi ishte arrestuar edhe disa dite me perpara pasi kishte prishur nje miting elektoral te PS. Po ashtu, Shullazi kishte bere disa kercenime te tjera. Shullazi jeton ne nje pallat me Erjon Koken, kandidatin e PS per minibashkine numer 7, te cilit iu vu tritol tek banesa ne nisje te fushates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›