The Economist: Beteja e Stalingradit në Shqipëri
Revista e njohur shkruan për zgjedhjet lokale në Shqipëri, duke thënë se nëse votimet përfundojnë me dhunë, kjo do tërheqë vëmendjen e mediave të huaja, por do jetë shumë problem për Shqipërinë. The Economist bën një përshkrim të tensionit e situatës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Sipas revistës, vendit i duhen një palë zgjedhje me një fitues të qartë për të zgjidhur krizën politike. Në rast të fitoreje të qartë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, madje edhe nëse fiton PD, Berisha mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme.
Por revista shkruan se kjo ka pak gjasa të ndodhë. Megjithatë, ajo shkruan se shqiptarët janë optimistë. Le të shpresojmë se beteja e sotme e Stalingradit mbyllet pa viktima dhe do arrijë të zgjidhë ngërçin politik, mbyllet shkrimi.