E Diel, 1 Nëntor 2026

PS denoncon votimin e të burgosurve jashtë burgjeve (VIDEO E TE BURGOSURIT DUKE VOTUAR JASHTE)

UPDATE- Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka denoncuar votimin e të burgosurve jashtë burgjeve.Ajo ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme si të implikuar në këtë gjë, pasi sipas Kodhelit, të burgosurit janë shoqëruar pikërisht nga ana e punonjësve të policisë për të votuar jashtë burgjeve.

“Ne disponojmë të dhëna të plota për emrat e personave, punonjës së Policisë së Burgjeve që janë përfshirë në këtë operacion. Të gjithë këta persona do të denoncohen në perputhje me ligjet në fuqi.”, u shpreh Kodheli.

Kodi Zgjedhor e ndalon kategorikisht daljen e të burgosurve dhe votimin e tyre jashtë burgjeve. Këta të fundit lejohet të votojnë vetëm brenda burgjeve, ku ngrihen qendra të posaçme për ta.

Gazeta sjell për ju këtë video ku duket një prej rasteve ku një i burgosur shëtit i lirë pasi shoqërohet nga një makinë policie aspak serioze. Ai është pa pranga dhe një person civil që me sa duket është punonjës i policisë, e shoqëron atë duke e ndjekur pas.

Rasti që paraqitet në video nuk është i vetmit. Mediat vizive kanë përcjellë nëpërmjet filmimeve disa raste të tjera ku të burgosurit i drejtohen qendrave të votimit të shoqëruar me makina me targa të huaja dhe persona të veshur civil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›