E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Filip Gjeloshi, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

TIRANË- Arrestohet Filip Gjeloshi i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije arrestimi i Gjeloshit u bë i mundur nga forcat RENEA në rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet.

Gjeloshi është arrestuar më parë për vepra të ndryshme kriminale, ndërkohë mësohet se i ka shpëtuar edhe një atentati në shkurt 2011.

Arrestimi i Filip Gjeloshit për llogari të shteteve të BE, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›