E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez kritikohet nga besimtarët hindu

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka qenë në qendër të kritikave këto ditë nga feja indiane hinduizmi. E gjitha kjo është shkaktuar nga performanca e saj në cmimet e MTV-së.

Liderët hindu duan që Selena t’u kërkojë falje menjëherë se ka përdorur një veshje fetare që është i ndaluar të përdoret në evente të zakonshme por vetëm në rituale fetare.

Gjatë një deklarate të komunitetit hindu që u trasmetua në ‘The Times of India’ u tha: “Kjo veshje nuk është krijuar që të përdoret kudo, pasi përmban simbole të shenjta për fenë tonë. Selena duhet të kërkojë falje për këtë veprim.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›