Rama: T’i kthehet legjitimiteti KQZ, për zgjedhje me dinjitet
TIRANE- Pas takimeve me trojkën e ambasadorëve dhe raporterët e KiE, kryesocialisti Rama ka sqaruar se temë e takimit ka qenë situata parazgjedhore. Rama u shpreh se institucioni i KQZ-së është hedhur në erë.
“Zgjidha është e përcaktuar në kodin zgjedhor, dokumenti i rregullave të lojës i miratuar me konsensus është shkelur me të 4 këmbët dhe shumica është në dorën e mercenarëve”, tha Rama.
Ai sqaroi edhe njëherë se opozita kërkon që KQZ-së ti rikthehet legjitimiteti, me qëllim që procesi i zgjedhjeve të ketë dinjitetin që shqiptarët meritojnë sic tha ai.
“Ne kërkojmë kthimin e ligjshmërisë për KQZ që t’i japë procesit dinjitetin që meriton Shqipëria. Ne si kolacion do fitojmë edhe sikur KQZ ta marrë Saliu ta fusë në kuzhinë. Problemi qendron tek domosdoshmëria që Shqipëria të zhduket nga harta e regjimeve hibride. Ne zgjedhjet do t’i fitojmë më 23 qershor, Shqipëria do rilindë”, tha Rama.
(m.a/BalkanWeb)