Arrestohet Kupola e LSI. Ja lidhjet e të ndaluarve
Të arrestuarit e sotëm nuk janë persona të zakonshëm, por njerëz me lidhje të fuqishme me pushtetin. Armand Xhika është kushëriri i parë i Suzana Guxhollit, këshilltares së Kryeministrit Berisha, Hetem Basho është kushëriri i Nasip Naços, Ministër i Ekonomisë, Moisi Musabelliu është kushëriri i Ilir Metës, Agron Damzi është nga Dibra, lidhje e Monika Kryemadhit, ndërsa Roland Çelmeta njihet gjerësisht si një nga drejtuesit e LSI, kandidat për deputet i saj, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe njeri i afërt i kryetarit Meta.
Siç shihet lidhjet janë të gjitha politike dhe këta njerëz kanë qenë aty jo për shkak të CV-ve të tyre, por për shkak të lidhjeve fisnore apo politike me kreun e LSI.
Arrestimi shikohet gjerësisht si një paralajmërim i Berishës ndaj Ilir Metës, i cili po bën tentativa ti bëjë presion Berishës me numra nëse nuk mbyllet gjyqi pa asnjë problem.