Arrestohet Nikita e tmerrshme

Do të shërbente padyshim si frymëzim për skenarë filmash. 27 vjecarja Enkeleda Merka prej disa muajsh kishte nisur një aktivitet kriminal ku kishte perfshirë edhe të motrën. Nën kercënimin e një armë lodër dhe e maskuar me kapuc ajo grabiste qytetarë të ndryshem duke filluar nga kalimtarët e thjeshtë, mjeket dhe drejtues automjetesh. Pas denoncimeve të qytetarëve të dëmtuar policia nisi hetimet duke finalizuar operacionin e koduar'' Nikita'' duke e arrestuar 27 vjecaren në banesen e saj në Mbrostar. Grabitjet e realizuara nga 27 vjecarja kishin nje skeme precize. Ajo dilte nga makina e saj BMW me targa te huaja dhe duke shenjestruar me pistoleten loder viktimat, u merrte atyre gjithcka me vlere qe mbanin me vehte. Nikita e fierit ishte beqare dhe jetonte ne lagjen mbrostar ferko te qytetit te fierit. burimet e policise thone se udhetonte shpesh jashte shtetit. ajo jetonte se bashku me prinderit ndersa ne akktivitetin e saj ksihte perfshire edhe te motren 32 vjecare L. K . per te cilen policia ka nisur hetim ne gjendje te lire.