E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radvanska fiton turneun pergatitor ne Sidnei

Agnieszka Radëanska shkatërroi në dy sete me rezultatin 6-0, 6-0 Dominika Cibulkova, duke fituar për të dytën herë teuneun përgatitor në “Australian Open” kur kanë mbetur vetëm dy javë nga starti i aktivitetit ndërkombëtar.

Polakja, e cila është mes pretendenteve për të triumfuar në “Melbourne Park” dhe fitues në Auckland gjatë javës së kaluar, regjistroi fitoren e nëntë radhazi në vitin 2013.

Dueli me Cibulkovan përfundoi në më pak se një orë.

Radëanska u shfaq e përmbajtur gjatë festës në shenjë respekti për kundërshtaren sllovake, që gjatë rrugës drejt finales kishte mposhtur tre teniste që renditen në “Top 10”.

23-vjeçarja nuk e fshehu ambicien që gjatë këtij viti synon të bëhet tenistja më e mirë në botë.

Gjatë edicionit të kaluar në “Australian Open” Radëanska u eliminua në çerekfinale nga Victoria Azarenka, që më pas fitoi titullin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›