E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Ratko Mlladic drejt dorezimit ne Hage

style=positionrelativez-index2>

Pas shume vitesh eshte arrestuar Ratko Mlladic ish-gjenerali serb i kerkuar nga Gjykata e Hages per krime lufte dhe gjenocid gjate luftes ne Bosnje.

Lajmin e konfirmoi vete Presidenti serb Boris Tadic ne nje konference per shtyp zhvilluar dje ne mesdite ne Beograd.

Ratko Mlladicin e arrestuam. Ne mbyllem nje kapitull te forte qe na afron me shume me BE-ne - deklaroi Tadic duke i bere thirrje Keshillit te Sigurimit te nise hetimet e pavarura per trafikun e organeve ne Kosove sipas raportit te Dick Martit.

Mediat serbe njoftojne se Mlladici eshte arrestuar ne afersi te qytetit Zrenjanin ku po vazhdojne bastisjet. Ish-komandanti i forcave serbe ne Bosnje-Hercegovine akuzohet ne Tribunalin e Hages per krime dhe gjenocid ne vecanti akuzohet per masakren e Srebrenices ku brenda nje kohe te shkurter forcat e armatosura serbe nen komanden e tij kane ekzekutuar rreth 8000 burra myslimane.

Aktakuza kunder tij eshte ngritur me 25 korrik te vitit 1995. Pervec per gjenocid ne Srebrenice Mlladici akuzohet edhe per fushate spastrimi deportimi per torturime dhe vrasje gjate luftes se Bosnje-Hercegovines. Ai akuzohet edhe per terror dhe rrethimin e Sarajeves ne periudhen prej vitit 1992 - 1995.

Kush eshte Ratko Mlladic

Tani qe Mlladic u arrestua atij i duhet te pergjigjet para Tribunalit ne Hage. Lista e akuzave kunder gjeneralit Ratko Mlladic eshte e gjate dhe permbledh krimet me te renda Ai akuzohet nga Tribunali i Hages per gjenocid shkelje te renda te Konventes se Gjeneves krime lufte dhe krime kunder njerezimit. Mes prillit 1992 dhe korrikut 1995 ai me ushtrine e tij te serbeve te Bosnjes duhet te kete sulmuar plackitur e shkaterruar qytete dhe fshatra ne Bosnje-Hercegovine. Shume te vdekur debime sistematike dhe perdhunime ndaj popullsise jo serbe gjate luftes shkojne ne llogari te tij. Pervec kesaj ai behet pergjegjes per rrethimin tetevjecar dhe bombardimin e Sarajeves. Akuza e fundit por jo me pak e rendesishme eshte edhe pergatitja e zbatimi i gjenocidit ne korrik 1995 ne Srebrenice ...Qelloni vetem ndaj mishit njerezor Vetem ndaj mishit njerezor Ata nuk kane asgje ata kane vetem disa pushke te thjeshta e kjo eshte e gjitha.

Kete urdher ua dha Ratko Mlladic me altoparlant ushtareve te tij gjate sulmit ndaj zones se mbrojtur nga OKB-ja ne Srebrenice. Ushtaret iu pergjigjen urdhrit te tij. 30.000 boshnjake brenda pak diteve u debuan nga shtepite e tyre rreth 8.000 te rinj e burra u ekzekutuan dhe u hodhen neper varreza masive para syve te helmetkalterve holandeze. Masakra me e madhe kjo ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. Gjenerali Suprem Ratko Mlladic si nacionalist i terbuar ishte ne piken kulmore te pushtetit te tij. Ai e konsideronte veten si hakmarresin e serbeve per sundimin shekullor te turqve ne Ballkan.

Karriere e nisur si nje komunist i terbuar

I lindur ne vitin 1942 ne Bosnjen Lindore Mlladici ishte vetem dy vjec kur babai i tij nje partizan i Titos u vra prej miliceve fashiste te ushtareve kroate. Me pas ai studioi ne Akademine Ushtarake Jugosllave ne Beograd te cilen e perfundoi si i shkelqyeri i klases se tij. Ne fillim te luftes ne Kroaci ne qershor 1992 Mlladic si kolonel i Ushtrise Jugosllave u be komandant i Korpusit te 9-te ne Knin. Detyra e tij ishte te organizonte milicet serbe. Nen komanden e tij u bombarduan qytetet Sibenik dhe Zadar dhe u debua popullsia kroate.

Ne maj 1992 ai morri te njejten detyre ne Bosnje Nderkaq i graduar si gjeneral Mlladic u be komandant i trupave serbo-boshnjake dhe luftoi per bashkimin e territoreve te kontrolluara prej serbeve ne Lindje dhe ne Perendim te Bosnjes. Personalisht ai ka dhene urdher per rrethimin dhe bombardimin e Sarajeves. Gjate ketij operacioni sic thoshte ai vete shpeshhere publikisht duhet te sulmoheshin vetem objektiva ushtarake. Por nje regjistrim i thirrjes se tij me altoparlant flet per dicka tjeter Ju duhet te qelloni ndaj godines se Presidiumit dhe Parlamentit. Atje nuk ka shume serbe. Ne do ti shkaterrojme boshnjaket.

Simboli i injorimit ndaj Perendimit

Mlladic per shume vezhgues u kthye ne figuren simbol te injorimit te Perendimit prej serbeve. Kufijte vendosen gjithmone me gjak dhe shtetet kufizohen me varre. shte kjo nje shprehje qe i atribuohet atij. Megjithese zyrtarisht ishte vartes i udheheqesit politik Radovan Karaxhic Ratko Mlladic kishte ndikim te forte brenda udheheqjes se serbeve te Bosnjes. Ai asnjehere nuk ka qene nje ushtar i thjeshte. Keshtu ai e detyroi Parlamentin serbo-boshnjak ne vitin 1993 qe te refuzonte Planin e Paqes te ndermjetesuesve nderkombetare David Owen dhe Cyrus Vance.

Me 25 korrik 1995 para nenshkrimit te Marreveshjes se Paqes te Dejtonit Mlladic bashke me Karaxhicin u akuzuan nga Tribunali i Hages per ish-Jugosllavine per krime ne Bosnje-Hercegovine. Nje vit me vone Ratko Mlladic u shkarkua prej Presidentes se re te Republika Serbska Biljana Plavsic nga posti i shefit te Shtabit te Pergjithshem. Ai doli ne ilegalitet e me sa duket u mbeshtet prej politikaneve dhe ushtrise serbe. Ate e kane pare neper restorante dhe neper stadiume.

Tani Mlladic u arrestua. Kam gjithmone me vete nje tablet helmues - u ka thene vazhdimisht ish-gjenerali perndjekesve te tij. - Te gjalle nuk do te me kapni. Tabletin megjithate ai nuk e ka pire. Vajza e tij ne te kundert vrau veten ne vitin 1994 sepse ajo nuk mund ti duronte me krimet e te atit ne Kroaci dhe ne Bosnje-Hercegovine. Aktin ajo e kreu pikerisht me pistoleten qe i ishte dhuruar atij si kadeti me i mire i vitit kur ai perfundoi studimet ne Akademine Ushtarake.

Reagimet/ Ashton Mlladici ne Hage

Mlladici eshte arrestuar ne prag te vizites se perfaqesueses se larte te BE-se per politiken e Jashtme baroneshes Catherine Ashton e cila kerkoi qe ai menjehere te transferohet ne Hage ku duhet te pergjigjet ndaj akuzave per krime dhe gjenocid. Tadic tha se nuk pret ndonje zhvillim te rendesishem apo destabilizim te Serbise per shkak te arrestimit te Mlladicit. Presidenti serb konfirmoi se Mlladici eshte arrestuar ne Serbi por ai nuk deshi te fliste per vendin dhe rrethanat e arrestimit. Ai theksoi se tani do te hetohen te gjitha rrethanat e fshehjes se Mlladicit dhe do te nxirren para drejtesise te gjithe ata qe e kane ndihmuar te shumekerkuarin per krime lufte dhe gjenocid.

Me arrestimin e Mlladicit ka perfunduar nje faqe e historise dhe eshte hapur nje mundesi e re qe te gjithe se bashku ne rajon te punojme per krijimin e nje shoqerie me te mire dhe me prosperitet per tere rajonin e Evropes Juglindore. Besoj se me kete jane hapur dyert e Serbise per negociata dhe per anetaresimin e ardhshem ne Bashkimin Evropian - theksoi Tadic duke shtuar se me arrestimin e Mlladicit eshte hequr nje njolle e zeze nga Serbia nga qytetaret e saj dhe populli serb kudo ne bote.

Reagime te shumta pas arrestimit te Mlladicit

Presidenti Tadic iu drejtua gazetareve edhe ne gjuhen angleze dhe kerkoi arrestimin e te gjithe te akuzuarve per krime te cilet permenden edhe ne raportin e Dick Martyt per krime dhe tregti me organe njerezore ne Kosove. Lajmi per arrestimin e Ratko Mlladicit ka shkaktuar reagime te shumta. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen pershendeti fuqishem arrestimin dhe gatishmerine per ekstradimin e Mlladicit ne Hage. Arrestimi i Mlladicit pas 16 viteve ofron mundesine e fitores se drejtesise - tha ai. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon e cilesoi arrestimin e Mlladicit nje dite historike per drejtesine nderkombetare. Ban vleresoi perpjekjet e presidentit serb Boris Tadic per kapjen e Mlladicit. Ndersa ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle u shpreh se arrestimi i Mlladicit eshte nje lajm shume i mire per drejtesine ne Evrope. Serbia ploteson keshtu me kete nje kerkese afatgjate te Bashkimit Evropian. Westerwelle kujtoi viktimat e masakres se Srebenices dhe te mbijetuarit. Njeri prej torturuesve me te tmerrshem do te dale tanime para pergjegjesise - tha ai.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit te Hages Carla del Ponte duke e quajtur kete nje lajm te shkelqyeshem tha se nuk ka me asnje pengese ne rrugen e afrimit te Serbise me Bashkimin e Evropian. Komisioneri per zgjerimin e BE-se Stefan Fle tha se ky eshte nje hap historik i Serbise e cila po deshmon se e ka kuptuar mire esencen dhe rendesine e bashkepunimit rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›