E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet anëtari i “Hakmarrjes për Drejtësi”

Ky shtetas është anëtar i organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Gjoni është dënuar më 1 korrik 2008 me pesë vite burg në mungesë, ndërsa është arrestuar sot në Tiranë nga forcat e antikrimit në policinë e kryeqytetit. Ky shtetas është dënuar nën akuzën e grabitjes.

Vitin e kaluar organi i akuzës i Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 8 vjet burg për Gjonin, duke e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe duke i hequr akuzat për kryerje krimesh. Gjoni ishte akuzuar për tre vepra penale të kryera në kuadër të “Hakmarrjes”, si rrëmbim personi, grabitje dhe tentativë vjedhje me dhunë, por që sipas Prokurorisë nuk u provuan gjatë procesit duke u vendosur të ndryshoheshin në momentin e pretencës.

Gjoni u arrestua në vitin 2003 dhe qëndroi rreth tre vjet në paraburgim, derisa Krimet e Rënda vendosën të revokonin masën e sigurisë rreth dy vjet më parë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›