E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

Interpol Athina ka kryer sot ekstradimin në drejtim të vendit tonë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin të vitit1994, ka dënuar shtetasin Riza Pleparaku, me 25 vjet burg, për veprën penale të “Vrasjes me dashje, për motive të dobta, duke i shkaktuar mundime të veçanta viktimës”.

Sipas vendimit të gjykatës shtetasi në fjalë ka vrarë me mjete të forta shtetasin A. Hysa në fshatin Probat të Beratit. Ngjarja ka ndodhur më datë 17.01.1993 për motive të dobta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›