E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë avokatët, shtyhet seanca për “Qafë Gjashtën”

 Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm dy nga përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të pandehurve, të cilët njoftuan se ishin të angazhuar në një tjetër proces gjyqësor. 

Kjo është hera e 27 që, seanca për ngjarjen e "Qafë Gjashtës" pezullohet nga Gjykata përgjithësisht për mungesë të përfaqësuesve të  mbrojtjes ligjore. Aktualisht, ky proces është në fazën e njohjes me dëshmitarët e thirrur nga prokuroria  për të dëshmuar për një nga ngjarjet më të  rënda të vitit 1997.

Të pandehur në këtë proces janë  shtetasit: Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa, Edmond Sejko, Arben Këndezi, Agron Qurku, Mikel (Flamur ose Vladimir Këndezi), Aleksandër Bala dhe Riston Llapa, të cilët akuzohen për  vrasjen e punonjësit të  Policisë së Shtetit, Gjergj Mehmeti,  si dhe plagosjen e dy të tjerëve më marsin e vitit 1997 në Qafë Gjashtë Sarandë. Të pandehurit janë arrestuar para dy vjetësh në një operacion të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›