Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Gos të Kavajës, sekuestrohet pistoleta

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, si autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të dy komshinjve të tij, S.D. dhe N.D., ngjarje e ndodhur në fshatin Gos.
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes, shërbimet policore gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se u krye plagosja.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.
/rtsh.al/