E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet autori i plagosjes se Ali Docit i riu u sulmua gjate takimit te Rames

Foto ilustruese

Tirane 13 prill 2011 NOA- Policia e Tiranes pasditen e sotme ka vene ne pranga autorin e dyshuar per plagosjen e 16-vjecarit Ali Doci gjate mbremjes se djeshme pak para takimit elektoral te kreut te Partise Socialiste Edi Rama ne njesine bashkiake numer 5.

I dyshuar per kete veper eshte Arber Ristani i moshes 21 vjec i cili ra ne prangat e policise fale punes se repartit te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Nr.2 Tirane.

Qe nga mbremje e djeshme policia e kryeqytetit nisi nje pune intensive per identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar te kesaj plagosje.

Arrestimi i tij u be ne afersi te rruges Margarita Tutulani ne Tirane ku autori i dyshuar ndodhej ne nje banese.

Nderkaq burime zyrtare nga policia bejne me dije se autori dyshohet qe ne bashkepunim me persona te tjere te jene autor te plagosjes me thike te 16 vjecarit Ali Doci te ndodhur diten e djeshme ne afersi te Qendres Kristal ne Tirane.

Ndaj 21 vjecarit Ristani po merret masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale te plagosjes me dashje.

16-vjecari Doci ka ngelur i plagosur me thike gjate pergatitjes se terrenit per mberritjen e kreut te opozites dhe kandidatit per bashkine e Tiranes Edi Rama per nje takim me qytetaret e zones se Komunes se Parisit.

Nderkohe gjate dites se sotme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vizituar ne spital 16 vjecarin e plagosur dje dhe ka thene se Meta dhe Berisha synojne te mbajne me dhune pushtetin qe te vazhdojne te vjedhin. Nese ata duan te fitojne dicka duhet ta bejne me vote.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMalesi e Madhe parandalohet nje vrasjeArrestohet indiania kishte plackitur 5 mije makina ne 10 vjetArrestohet fale bluzesKanosi me cifte bashkemoshatarin arrestohet 20-vjecariKapet me 30 gr kanabis arrestohet ne flagrance 37-vjecari LidhjeAli Doci Arber Ristani arrestohet autori i plagosjes plagosi me thike takimi i Rmes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›