E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Nju Jork, kush janë dy fatkeqët shqiptarë

Klaudio Simoni dhe Rudi Drekaj

Nju Jork, SHBA, 13 prill 2011, NOA/Update – Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në lagjen e njohur Bronks të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara.

Klaudio Simoni dhe Rudi Drekaj

Klaudio Simoni 21 vjeç dhe Rudi Drekaj 16 vjeç, të cilët ju i shihni në fotot, gjetën vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin u përplas me mbikalimin në një rrugë kryesore në Bronx të Nju Jorkut. Në momentin e përplasjes automjeti po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë është shkatërruar tërësisht automjeti në të cilën udhëtonin tre persona mes tyre dy shqiptarë e rinj të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT1_1 = { params : { wmode : "opaque", allowscriptaccess : "always", allownetworking : "all"}, flashvars : { file : "http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DYhJlNL3xg-4%26feature%3Dyoutu.be", volume : "80", bufferlength : "8", quality : "false", 'logo.file' : "http%3A%2F%2Fnoa2.noa.al%2Fwp-content%2Fuploads%2Fvideos%2Fnoa-logo-jw.png", image : "http%3A%2F%2Fi.ytimg.com%2Fvi%2FYhJlNL3xg-4%2F0.jpg", title : "Aksident%20SHBA%20-%2013%20prill%202011", linktarget : "_self"}, attr : { id : "WT1", name : "WT1"}, start : function() { swfobject.embedSWF("http://noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf", "WT1_1", "600", "400", "9.0.0", false, this.flashvars, this.params , this.attr ); } } WT1_1.start();

Ngjarja me pasoja tragjike ndodhi dje rreth orës 6:30 pasdite me kohën e Nju Jorkut, kur shoferi i 20-vjeçar u përpoq për të kaluar një kamion të ngarkesave të rënda (traktor) në pjesën Lindore të rrugës Fordham Road afër Southern Bulevard, aty ku ndodhet edhe zyra e Vatrës në Bronks.

Kjo bëri që shoferit të autoveturës duke tentuar të manovrojë për të mos goditur kamionin t’i dalë automjeti jashtë kontrollit duke u përplasur në mbikalimin e rrugës.

Shoferi i automjetit ishte një 20-vjeçar, i cili është në gjendje kritike për jetën në reaminacion.

Raporti i parë i policisë thekson se “nuk ishte e qartë nëse ndonjë prej viktimave ishin të lidhur me rripin e sigurimit të tyre”.

Gjithashtu policia amerikane nuk ka të qartë edhe shkaqet që çuan në këtë aksident me pasoja tragjike.

e.t/NOA

Lajme të ngjashmeAksident i tmerrshëm në Bronks, SHBA: Vdesin dy adoleshentë shqiptarë Lidhje: Klaudio Simoni, Rudi Drekaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›