E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Fier Ujesjellesi le peng arketimet e qytetareve

Bashkia e Fierit denoncon skandalin e ndodhur ne Shoqerine Aksionere Ujesjelles Kanalizime te qytetit te Fierit shoqeri qe menaxhon mbulimin e popullsise me uje te pijshem dhe rrjetin e kanalizimeve ne kete qytet.

Nenkryetari i bashkise Florian Mucaj ne nje konference per shtyp u shpreh se kjo shoqeri ka marre kredi ne nje banke te nivelit te dyte nderkohe qe ka vene si kolateral ndertesat administrative te saj gjithe arketimet nga qytetaret fierake si dhe te ardhura te tjera te saj.

Sipas Mucajt me date 30 korrik 2010 me nr.protokolli 398 eshte nenshkruar kontrate furnizimi instalimi dhe financimi i nje sistemi elektronik te matjes se ujit me vlere 53 milione euro pa tvsh me interes vjetor prej 5.8 midis Ujesjelles-Kanalizime sh.a Fier dhe shoqerive Teotec dhe SEC inc.

Skandali thellohet edhe me tej - shprehet Mucaj pasi Ujesjelles Kanalizime sh.a Fier me Vendim te asamblese se aksionereve te saj nr. 544 me date 21 nentor 2010 ka nenshkruar nje kontrate per kredi bankare me numer 464 date 02 nentor 2010 dhe nje banke te nivelit te dyte per marrjen e nje kredie prej 2.4 milione eurosh me norme efektive te interesit 9.5 ne vit.

Nenkryetari i Bashkise beri te ditur se per kete kredi te marre nga ana e shoqerise si kolateral jane vene te gjitha arketimet nga qytetaret fierake si dhe te ardhura te tjera te Ujesjelles Kanalizime sh.a Fier dhe gjithashtu edhe ndertesat administrative te kesaj shoqerie.

Dua te theksoj se gjate kryerjes se ketyre procedurave nuk jane respektuar detyrimet ligjore te percaktuara mjaft qarte ne ligjin 9869 per huamarrjen ne qeverise vendore pasi i takonte bashkise Fier nepermjet keshillit bashkiak qe te shprehej per kete kredi duke qene se ajo eshte aksionere kryesore me 53 te aksioneve tha Mucaj.

Ai vijoi te deklaroje se pavaresisht se pergjegjesia morale bie mbi pushtetin vendor bashkia nuk ka pasur dijeni per vendime te tilla. Ai gjithashtu u shpreh se kjo shoqeri do ta kete te veshtire shlyerjen e kesaj kredie pasi per momentin ajo mbulon vetem 70 te shpenzimeve operative si dhe ka detyrime te tjera sipas marreveshjeve me Banken Boterore dhe Kf-ne

Mesohet se ne rast te moszbatimit te ketyre kontratave do te kete penalizime te shumta dhe ceshtja do te gjykohej nga Gjykata Nderkombetare e Arbitrazhit ndersa masat do te jene te paperballueshme. Nje gje e tille do te sillte crregullime ne furnizimin me uje te qytetareve deklaroi nenkryetari Mucaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›