Arrestohet bashkautori për masakrën e Vlorës
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar një nga të dyshuarit për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku mbetën të vdekur tre persona. Sipas policisë, i arrestuari është Leo Osmani, që është bashkautor në ngjarjen e rëndë në plazhin e Radhimës.
Leo Osmani ka pasur një debat me 34 vjeçarin nga Fieri, Sokol Isufaj, një nga viktimat e ngjarjes.
Ata janë grindur në një lokal sipas plazhit dhe më pas Isufaj është kthyer në çadër.
Por më pas kanë ardhur breshëritë e automatikut mbi Isufajn, që kanë shkaktuar dhe dy viktima të tjera.
Mendohet se mbi njerëzit ka qëlluar një mik i Leo Osmanit.
Autori është larguar me një makinë fuoristradë nga vendi i ngjarjes.