Ambasadori shqiptar në Greqi, përpjekje për dorëzimin e Ilir Kupës
Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi është duke bërë negociata me autoritetet e ministrisë së Brendshme greke dhe policisë, për të mbërritur në dorëzimin e të kërkuarit shqiptar të arratisur nga burgu i Trikalas, Ilir Kupa.
Ambasadori shqiptar në Athinë, tha për News24 se ka zhvilluar një sërë takimesh për këtë cështje, me përfaqësues të lartë të ministrisë së Brendshme dhe policisë greke, në mënyrë që të arrihet në dorëzimin e të kërkuarit, në respektim të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.
Pas një komunikimi të sotëm të ambasadorit Dervishi me Kreun e Policisë greke, ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për një operacion të tillë dhe ka siguruar se do të pranojë një të afërm të Ilir Kupës në vendngjarje gjatë operacionit të dorëzimit, si shprehje sigurie për të kërkuarin dhe për t’i bërë thirrje atij të dorëzohet në polici.
Dervishi bëri me dije se ka marrë kontakte dhe me të afërmit e Ilirit, në mënyrë që 27 vjecari të dorëzohet dhe të shmanget kështu cdo dhunë me pasoja të rënda, si ajo që ndodhi të dielën e kaluar, kur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vdekur, shoku i Ilirit, Marian Kola.
Ambasadori siguroi se pala shqiptare është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe asistencë në operacionin e dorëzimit, të të arratisurit shqiptar.
27 vjecari shqiptar, Ilir Kupa më 22 mars u arratis me 7 shqiptarë të tjerë nga burgu i Trikalas. Javët e fundit ai ka qenë nën shoqërinë e Marian Kolës, deri të dielën e 21 Korrikut, kur Mariani u vra në përleshje ndërsa Kupa i shpëtoi policisë. Që nga ajo ditë ai fshihet në zonën e pyllëzuar përreth prefekturës së Janinës, ndërsa policia nuk e ka ndërprerë operacionin për ndjekjen e tij.
(Balkanweb)