Itali: Asnjë shenjë frenimi. Autobusi bie në humnerë, 38 viktima
Itali: autobuzi i turistëve bie nga një urë: 38 viktima. Në mes të tyre edhe tre fëmijë. Mbi dhjetë të plagosur. Eskursionistët kishin qenë në Pietrelcina, qyteti i Padre Pios.
Mbrojtëset anësore nuk arritën të mbanin autobuzin në rrugë. Së bashu me të bien në humnerë edhe rreth 50 metra mur mbrojtës prej cemento.
Për njëqind metra vazhdoi përplasjen tek muret mbrojtës dhe pastaj bie nga ura, një kërcim prej 30 metrash dhe pastaj përplasja. Cfarë duhet të ishte një fundjavë pushimesh në banjat termale, së bashku me një pelegrinazh në Pietrelcina, qyteza e Padre Pios është shndërruar në një masakër e të pafajshmëve: 38 viktima dhe 10 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë dhe bilanci ende nuk ështe perfundimtar.
Zjarrfikësit punuan gjatë natës për nxjerrjen e viktimat dhe të mbijetuarit nga rrënojat e shtrembëruar e autobusit i cili natën e kaluar u rrëzua nga një urë e autostradës A16.
Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë ende pasi rezulton ende një person i humbur. Nuk është ende e mundur për momentin të përcaktohet shkaku i aksidentit.

