E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet biznesmeni, kapet me 8 kg heroinë

atentatiDurrës/Kishte menduar se 8 kg heroinë do ta transportonte shumë lehtë duke e fshehur në tapicerinë e automjetit të tij, nga porti i Durrësit drejt Italisë, por planet mesa duket i dështuan 43 vjeçarit nga Shkodra. Ardian Rustemi, biznesmen i njohur në rrethinat e Shkodrës është arrestuar mesnatën e djeshme nga policia e Durrësit në bashkëpunim me antidrogën e policisë së shtetit kur në makinën e tij janë gjetur plot 8 kg heroinë. Droga me vlerë 400 mijë euro, mendohet se pritej nga një rrjet trafikantësh shqiptarë në shtetin italian, ndërsa nga grupi hetimor po punohet për të zbardhur tërësisht rrjetin e trafikut që mendohet se i kalon kufijtë e Ballkanit.
Operacioni
Pas ndalimit të 43 vjeçarit, dhe gjetjen në automjetit e tij 8 kg heroinë, Agjentët e Antidrogës dërguan makinën në sheshpushimin e portit, ku edhe inspektuan më tej automjetin duke e zbërthyer në motor, pjesët mekanike apo në goma. Por megjithë kontrollin e kryer forcat policore nuk kanë mundur të zbulonin sasi të tjera droge në automjet. Në cilësinë e provës materiale, krahas lëndës narkotike, u sekuestrua shuma prej 120 euro, dy aparate telefonike celulare që do zbërthehen nga hetuesit për bisedat telefonike, 2 karta SIM, si dhe automjeti me targa AP921PL. Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.
Dëshmia e biznesmenit
Pas shoqërimit në polici i dyshuari është marrë në pyetje dhe nuk ka pranuar autorësinë e drogës duke thënë se nuk e dinte për drogën e fshehur në makinën e tij, ndërsa dyshohet se biznesmeni nga Shkodra edhe pse nuk ishte me precedentë penalë të mëparshëm dyshohet të jetë një prej drejtuesve të trafikut të drogës që mesa duket është transportuar edhe herët e tjera në shtetin Italian dhe i ka shpëtuar verifikimit të policisë. Deri më tani këto janë vetëm dyshime ndërsa po merren nga policia në pyetje edhe familjarët e bi9znesmenit dhe po hetohet se me çfarë pasurie janë krijuar lokalet dhe bizneset që 43 vjeçari kishte në rajonin e Shkodrës. Sipas policisë së Shkodrës verifikimet që do kryhen, sidomos thirrjet telefonike dhe tabulatet, do të zbardhin personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik, origjinën e drogës dhe personat që e prisnin në vendin fqinj. Gjithashtu po hetohet nëse Rrustemi është pjesë e rrjetit të trafikut që do paguhej për kalimin transit të drogës si korrier apo trafikant aktiv i narkotikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›