E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe ti, o Brut!?, një libër i ri nga Zylyftar Hoxha

Një libër me 200 shprehje lapidare nga mitologjia dhe historia

Nga Zylyftar HOXHA

zylyftar hoxha1Ideja për një libër të tillë më lindi një ditë rastësisht duke dëgjuar diskutimin e një deputeti në parlament, që sia kasha parë bojën ndonjëherë. I shkreti, qull në djersë e fytin shkarpë nga sikleti, sa mbaroi ato dy-tri copa letre, duke i rënë për të fundit herë ballit plot sumbulla djerse me një kartëpecetë të parfumosur që i gjen te çertexhinjtë e rrugëve me 200 lekë të vjetra, zuri vrapin për te vendi…, i çliruar se më në fund, mirë keq, po ia shkrepi. Nuk ishte sikleti i tij që më bëri të mendohem, punë për të, se ai po doli edhe
nja dy herë të tjera bëhet bilbil, por se, për  tu dukur që ishte i kompletuar me kulturë
oksidenti, përmendi me vend e pa vend nja pesë shprehje klasike që janë përmendur në këtë libër si gjueti shtrigash, ju po bëni Kasandrën, kini hapur kutinë e Pandorës, diçka për Cezarin, që unë se mora dot vesh se çishte e një tjetër që se mbaj mend. Por që të përmendësh këto fjalë, siç thotë populli, duhet të lash gojën mirë, duhet ti kesh rënë Mesdheut e Egjeut të librave pash më pash, si Odiseu, pa të vesh në Itakë… Se, të shkretën, edhe një gur kur e vë në një mur are duhet ta rrotullosh nja dy-tri herë nëpër duar sa ti gjesh anën, pa edhe po i gjete anën do ti biesh edhe nja dy-tri herë me çekan ti heqësh ndonjë cifël, që nuk e lë të flejë rehat në vend, e jo fjalën. Pra, fjala është te fjala, që si veshje e mendimit, ti gjesh kohën dhe vendin e duhur, që ta përdorësh drejt e jo ta shpërdorosh e përçudnosh.
Janë bërë përpjekje modeste që në këtë libër të vogël xhepi të jepen disa fjalë e shprehje që kanë çarë epoka e kufij deri sa kanë ardhur te ne, ku zbulohen rrënjët dhe origjina si kanë lindur dhe kur ato përdoren. Renditja e këtyre fjalëve dhe shprehjeve, për të shmangur ndonjë keqkuptim shkencor, është bërë në bazë të alfabetit. Nuk pretendohet se lexuesi do të përfitojë ndonjë gjë të madhe dhe të panjohur, por do të plotësohet ndonjë boshllëk i vogël në kulturën e tij. Veç kësaj ky libër është i vlefshëm edhe për nxënësit e shkollave, pasi i bën ti rikthehen edhe një herë historisë, fakteve, ngjarjeve dhe
heronjve të saj. Për ti bërë edhe më konkret dhe më të kuptueshëm, pothuajse pjesa më e madhe e zërave janë pajisur edhe me foto, ku piktorë dhe artistë të mëdhenj botërorë kanë fiksuar pikërisht ato çaste për të cilat bëhet fjalë në libër.

Maksima, simbole dhe sentenca që kanë çarë shekuj
Artistë, shkrimtarë, piktorë, kompozitorë nga kohët e lashta e deri sot janë frymëzuar dhe kanë nxjerrë tema nga mitologjia antike, duke i lidhur ato me aktualitetin e çdo kohe. Me zbërthimin e miteve ndriçohen rrënjët e qytetërimit tonë dhe njëherësh del kuptimi i një e morie maksimash, simbolesh dhe sentencash filozofike, që ne i përdorim me shumicë në komunikimin tonë, ndonjë herë pa e ditur gjithmonë historinë dhe domethënien e tyre fillestare.

Një libër i këndshëm dhe i lehtë në të lexuar
Libri është shkruar me një stil të thjeshtë, në formën e një betseller-i historik të kuptueshëm për të gjitha kategoritë e lexuesve. Teknikisht në pak rreshta tregohet miti, historia, lidhja e fjalës me mitin ose historinë dhe në pjesën tjetër jepet në çkontekst përdoret shprehja që tashmë është kthyer në një fjalë të artë, lapidare. Renditja e këtyre fjalëve dhe shprehjeve, për të shmangur ndonjë keqkuptim shkencor, është bërë në bazë të alfabetit. Mënyra divulgative e e paraqitjes së materialeve e bën më të këndshëm dhe të lehtë leximin.

Fuçia e Danaidave
Sipas mitit, mbreti Danaiu kishte 50 vajza, të cilat u martuan me 50 burra. Natën e martesës i ati u tha vajzave ti vrisnin burrat. Vetëm njëra e shpëtoi burrin e saj. Më pas ato u martuan përsëri me 50 burra të tjerë, por edhe ata u vranë. Si dënim për krimin Danaidat ishin të detyruara të mbushnin një fuçi pa fund me ujë. Që këtej doli shprehja të mbushësh fuçinë e Danaidave, të bësh një punë të mundimshme dhe të kotë.

Si gjeli që zgjon jaranët
Sipas mitologjisë, Alektroni (gr. këndes), shërbëtori i Aresit, perëndisë së luftës, një natë harroi të zgjonte zotërinë e tij kur po bënte flirt me Afërditën, dhe në mëngjes i kapi në flagrance perëndia e diellit, Heliosi, i cili lajmëroi burrin e Afërditës për tradhtinë. Aresi e ndëshkoi rojën duke e kthyer në këndes. Ndaj lafsha e tij ka formën e tarogzës, pendët e krahëve si shpatë e mburojë dhe këndon që me natë për të njoftuar jaranët të lënë shtratin.

Kolona e pestë
Ky term lindi në Luftën e Spanjës. Një gjeneral i lartë i Frankos, që komandonte ushtrinë kundërrevolucionare, sulmoi Madridin me katër kolona. Ai tha se po sulmojmë Madridin me pesë kolona. Ne skemi pesë po katër, i thanë vartësit. E pesta është brenda; janë tradhtarët, bashkëpunëtorët, spiunët, tha ai. Shprehja kolona e pestë shërben për të cilësuar tradhtarët, spiunët, që veprojnë nën rrogoz, nga brenda.

Makabër
Është deformim i fjalës Vallja e Makabejve. Kërcehej nga 7 vëllezër me mbiemrin Makabej, ku secili shkonte nga skena në prapaskenë ose nga pjesa e ndriçuar, në errësirë për të shprehur idenë e vdekjes. Në Mesjetë shpesh kjo valle kërcehej nëpër varreza. Nga kjo kanë ardhur shprehjet ide makabre, spektakël makabër, ngjarje makabre.

Bojkot, Bojkotim
Ndodh që një gjë fare e rastit dhe e parëndësishme të bëhet e famshme, e pavdekshme dhe të pushtojë botën. Kështu ka ndodhur me një ushtarak anglez me emrin Bojkot, cili ishte ngarkuar të kryente një reformë ndaj fshatrave irlandezë me të cilët kishte bërë marrëveshje bashkëpunimi.
Fshatarët e braktisën në çastin më të vështirë, prenë lidhjet me të. Që atëherë lindi dhe u përhap në të gjithë botën fjala bojkot (bojkotim).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›