E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet bosi i droges ne Meksike El Tigre

Meksike 26 shtator NOA - Sipas disa te dhenave te mediave policia ne Meksike ka arritur te arrestoje edhe nje bos tjeter te droges.

Behet fjale per anetarin udheheqes te karteles se droges Sinaloa Margarito Soto Ryes i njohur ndryshe me nofken El Tigre njoftuan autoritetet.

Ai eshte pergjegjes per kontrabandimin e gjysme tonelate droge ne muaj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Edhe ne fund te gushtit dhe ne muajin shtator policia kishte arrestuar dy barone meksikane te droges.

Ne fund te vitit 2006 qeveria meksikane kishte nisur nje ofensive kunder kontrabandes me droge. Ne mbeshtetje te policise ne detyre jane edhe 50 mije ushtare.

NOA/DV

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31244-arrestohet-bosi-i-droges-ne-meksike-qel-tigreqtitleArrestohet bosi i droges ne Meksike El Tigretheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›