E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis edicioni i dyte i festivalit nderkombetar Pri Film Fest

Prishtine 26 shtator NOA - Ka filluar ne Prishtine edicioni i dyte i festivalit nderkombetar te filmit Pri Film Fest ku do te garojne 12 filma te metrazhit te gjate dhe te mesem.

Festivali eshte hapur me premieren e filmit kosovar Gomaret e Kufirit.Ne kuader te ketij edicioni te Pri Film Fest do te prezantohen edhe pese filma ne te cilet ka interpretuar aktori shqiptar me fame boterore Bekim Fehmiu. E vecante tjeter e ketij edicioni do te jete edhe Java e Filmit Italian.

Kryetare e jurise se Festivalit eshte producentja australiane Eva Orner e cila eshte fituese e shperblimit OSCAR dhe EMMY kurse ne Prishtine vjen si president e Jurise Nderkombetare ne edicionin e dyte te Pri Film Fest. Ne ceremonine e hapjes ajo buzeqeshi duke u thene te pranishmeve Please cheers dua te kem nje fotografi ne albumin tim personal nga kjo ngjarje e rendesishme kulturore.

Ndersa ne fillim te paraqitjes se saj ne skene Eva Orner ka shtuar se ndihet shume krenare qe si president e jurise nderkombetare merr pjese ne nje eveniment te tille dhe mjaft te rendesishem kulturor i cili organizohet ne vendin me te ri te botes ne Kosove. Festivali Pri Film Fest mbahet ne Kinemane ABC dhe ne Teatrin Kombetar te Kosoves.

Ne gare jane 12 filma qe garojne per pese cmimet Hyjnesha e Arte per filmin me te mire regjine aktorin aktoren dhe cmimin special te jurise.

Si vitin e kaluar edhe kete vit ky festival perkrahet financiarisht nga Ministria e Kultures te Kosoves.

Festivali i cili rrugetimin e tij e nisi vitin e kaluar me moton Fillimi i nje miqesie te bukur ka arritur te zgjerohet edhe me shume ne edicionin e dyte. Moto e edicionit te dyte te PRI FILM FEST eshte Miqesia Vazhdon.

Festivali ka nisur me premieren e filmit Gomaret e Kufirit i regjisorit Jeton Ahmetaj i metrazhit 100 minutash. Filmi rrefen per jeten e shqiptareve ne kohen e Enver Hoxhes dhe Shokut Tito.

Ndersa eshte i vetmi film shqiptar i cili eshte ne konkurrence per cmimin kryesor Hyjnesha e Arte te cilen e ndan edicioni i dyte i Pri Film Festit.

Festivalit nderkombetar te filmit ne Prishtine ka filluar ne shtator te vitit 2009 eshte konsideruar shume i suksesshem vecanarishte per arsye se festivali eshte hapur nga fituesja e cmimit Oskar dhe Golden Globe Venessa Redgrave e cila njekohesisht eshte edhe kryetare e Bordit te PriFilmFest-it.

Ekzistojne festivale qe hyjne ne listen A dhe ne listen B te festivaleve ne bote. Per mua ky festival tani i takon listes A te festivaleve-eshte shprehur zonja Redgrave ne nje interviste per RTK-ne e Kosoves.

PriFilmFest ne Prishtine eshte festival me motiv garues per filmat pjesemarres. Filmat qe pranohen ne kete festival mund te jene prodhim i dy viteve te fundit me metrazh 35mm dhe HD.

Milena Selimi NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›