E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Tetori Gjerman ne Shqiperi aktivitetet kulturore ne gjithe vendin

Tirane 25 shtator NOA Milena Selimi - Tashme per here te katert Ambasada Gjermane kete vit organizon se bashku me partneret e shumte Javet e Kultures Gjermano-Shqiptare nen moton Tetori Gjerman - Deutscher Oktober. Aktivitetet zhvillohen me rastin e 20-vjetorit te ribashkimit te Gjermanise.

Aktivitetet zhvillohen nga data 27 shtator deri me 26 nentor 2010 ne Tirane Durres Elbasan Vlore Gjirokaster Korce Pogradec dhe Shkoder. Nder aktivitetet me interesante bejne pjese Shfaqja teatrale Emil dhe detektivet ekspozite posterash Traktati Dy plus Katerekspozite dhe diskutime Kthimi ne te ardhmen - nisja drejt nje Evrope te re Shqiperia-Gjermania nje udhetim fotografik.

Aktivitetet e Tetorit Gjerman do te prezantojne ne kete muaj nje veper te plote te shkrimtarit Georg Bchner si dhe do ti prezantohen publikut shqiptar tregimet e plota te shkrimtarit Franz Kafka.

Do te vazhdojne bashkepunimet teatrore me student dhe nxenes te shkolles se gjuheve te huaja duke ofruar shfaqje teatrore bilingual nen drejtimin e regjisorit Stefan Neugebauer si projekti teatror me studentet Nora. Te ftuar ne kete muaj aktivitetesh edhe Dans-teater me Katharina Maschenka Horn.

Shfaqja teatrale Emil dhe detektivet e pershtatur per nje teater me nxenes ne Tirane do te nise kete muaj kulturor te Tetorit Gjerman.

Shfaqja do te jepet me 27 shtator 2010 ora 18.30 ne sallen Black Box te Akademise se Arteve ne Tirane

Regjisori nga Berlini Stefan Neugebauer transferon ne Shqiperi historine e Emilit ne kuader te nje workshopi teatror me nxenes te shkollave Emil me origjine nga Shqiperia viziton te afermit e tij ne Gjermani. Gjate udhetimit te tij per ne Berlin bashkudhetari i tij i vjedh parate e xhepit. Se bashku me nje grup djemsh dhe vajzash aventuriere ai

vihet ne ndjekje...

Ky inskenim u krijua bazuar ne vepren klasike te Erich Kstner Emil dhe detektivet ne kuader te nje kampusi teatror dhjete-ditor ne Pogradec. Aktoret jane nxenes te shkollave fillore te Tiranes dhe Shkolles Austriake ne Shkoder dhe miqte e tyre nga Serbia.

Milena Selimi/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›