E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet djali i ish presidentit të Kirgistanit

Arrestohet djali i ish presidentit të Kirgistanit Kurmanbek Bakiev.
 

Maksim Bakiev, është arrestuar në Londër pasi kërkohej në Kirgistan për shpërdorimin e miliona dollarëve të fondeve shtetërore.
 

Ai u arrestua me kërkesë të Kirgizstanit dhe qeverisë amerikane.
 

Kirgizstani dhe Britania nuk kanë të lidhur ndonjë marrëveshje ekstradimi, dhe raportohet se autoritetet britanike po synojnë dorëzimin e Maksim Bakievit te autoritetet amerikane.
 

Bakiev u largua nga Kirgizstani, në kohën kur babai i tij u rrëzua nga pushteti në prill të vitit 2010.
 

Në administratën e babait të tij, Maksim Bakiev kryesonte një agjenci të investimeve.
 

Autoritetet e reja të vendit e akuzuan atë për mashtrime në shkallë të gjerë, në vlerë prej miliona dollarësh.
 

Menjëherë pas rënies së Bakievit, Kirgizstani ka bërë një kërkesë në Interpol për arrestimin e djalit të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›