Arrestohet e lirohet me kusht ministri britanik

Deputeti konservator britanik dhe minister i Emigracionit, Damian Green, eshte arrestuar me akuzen e publikimit te informacioneve te rezervuara, qe kishin lidhje me emigracionin dhe qe nuk duheshin publikuar.
Policia beri nje kontroll ne zyren e tij ne Dhomen e Komuneve dhe ne shtepi, ndersa deputeti iu nenshtrua nje seance prej 9 oresh te marrjes ne pyetje dhe me pas u liruar me kusht.
Lideri i konservatoreve David Cameron e kritikoi arrestimin dhe e cilesoi operacionin e policise si shume te rende.
"Ai u arrestua se beri publike informacione, per te cilat qeveria nuk deshironte te flitej”, tha ai. Sipas ministrit, detyra e politikaneve te opozites eshte ta beje qeverine te jape llogari.