E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Prishtina ishte e informuar per planin

Qeveria kosovare ka qene ne dijeni te planit te Ban Ki Moon. Lajmin e ka bere te ditur kryetari i LDD-se, Nexhat Daci, i cili duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel ka theksuar se nderkombetaret nuk i lane mundesi Prishtines per te reaguar.

“Ne kemi qene te informuar ne kohe, qe ne qershor permes nje letre ne te cilen paraqiteshin pikat e planit. Opozita dhe nje pjese e udheheqesve e kundershtuan ate leter, duke kerkuar qe te na lihej kohe per ta studiuar dhe nje takim tjeter me nderkombetaret per ta koordinuar punen dhe te jepnim nje pergjigje. Por ky takim nuk u mbajt dhe ndodhi ajo qe prisnim”, ka pohuar Daci.

Me tej ish-kryetari i Parlamentit te Kosoves e ka vleresuar planin e Ban Ki Moon si nje gje qe hedh poshte gjithcka qe u realizua nga shpallja e pavaresise.

“2008-a eshte viti me kontrovers per Kosoven. E filluam me nje gezim te madh, duke shpallur pavaresine ne koordinim te plote, ndersa fundi i vitit sjell nje zhgenjim dhe rreziqe per vendin”, ka shtuar Daci.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›