Hamiti: Pergjegjesite politike i kane te gjitha palet

“Kemi te bejme me nje situate politike qe nuk ndahet nga vullnetet e vetem nje ane. Ne kete strukture veprimesh dhe mosveprimesh, pergjegjesish dhe interesash, jane disa ane”, theksoi Hamiti, sipas te cilit, problemi duhet studiuar me shume dhe te nxirren mundesite e veprimit.
Ne vijim te fjales, Hamiti pranoi se plani i OKB-se per misionin EULEX ka mberritur ne Prishtine qe ne muajin qershor. “Dihet sakte se nje leter me nje regjister problemesh te kesaj natyre ka mberritur ne dy adresa ne qershor te ketij viti. Ne Prishtine eshte lexuar dhe besoj qe eshte kuptuar esenca”, vijoi deputeti kosovar. Sipas Hamitit, OKB dhe elemente te vecante te BE-se kane punuar fshehtas me Beogradin per kete ceshtje.
“Duhet te shihet realisht situata e serbeve, nese ata duan te integrohen dhe te pranojne konkurencen, shanset dhe integrimin e barabarte. Nese nuk e pranojne kete, atehere nuk ka mundesi te gjendet zgjidhja dhe as plani Ahtisari nuk eshte shpetim per ta, sepse ai plan duhet te realizohet nga te dyja palet. Serbet nuk i integron, as UNMIK, as EULEX dhe askush”, qartesoi Hamiti.