Arrestohet edhe një person lidhur më vrasjen në Ujmirë

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit ka venë në pranga një tjetër person lidhur me rastin e vrasjes në Ujmirë të Komunës së Klinës.
I dyshuari i dytë i mundshëm me inicialet K.Rr është shtetasi i Kosovës të cilit ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Policia ka informuar se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar ende në bashkëpunim me prokurorin e çështjes.
Ndryshe më datë 15 janar 2013 rreth orës, pas disa veprimeve operativo-hetimore oficerët hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i moshës 45 vjeçar, si kryerësi i vrasjes së Rexhë R.
Po më datë 15 janar rreth orës 03:57 Policia e Kosovës ,Stacioni Policor në Klinë,është njoftuar përmes telefonit, se në afërsi të shkollës së fshatit Ujëmir, komuna Klinë gjendet një person i shtrirë në tokë.
Efektivet policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin se personi ishte pa shenja jete. Policia ka ftuar edhe mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shtetasit të Kosovës Rexhë R. i moshës rreth vjeç 46,nga fshati Ujmir,i cili në dukje sipërfaqësore ishte i qëlluar me armë zjarri në pjesën e epërme të trupit. /Indeksonlione/