Arrestohet gangsteri i Prishtinës

Është arrestuar 24 vjeçari i cili javën e kaluar plagosi dy persona në qendër të Prishtinës.
Prangosjen e F.G i cili kishte shtënë me kallashnikov afër kafiterisë “Kaos”, te “Lesna”e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“ Personi I cili javën e kaluar ka shtënë me kallashnikov ku dhe ka plagosur dy persona është arrestuar nga policia, në të njëjtën kohë janë zhvilluar edhe dy operacione të bastisjes me qëllim të kërkimit të personave të involvuar në këtë rast me sqarimin e rrethanave që kanë sjellë deri te ky rast”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Përleshja kishte filluar për shkak të mosmarrëveshje në lidhje me disa aparate të lojërave të fatit.
Njëri nga të plagosurit në këtë incident ishte kalimtar rasti i cili nuk ishte i përfshirë në përleshje./M.Mustafa/Indeksonline/