Pse po largohet Papa Benedikti XVI?

Vendimi për dorëheqje Papa Benediktit XVI e shokoi gjithë botën. Që nga klerikët katolik deri tek liderët botëror – askush nuk e kishte pritur një zhvillim të tillë të ngjarjeve.
Ai është papa i parë që u largua nga detyra në 600 vitet e fundit, që tregon se deri te një vendim i tillë e ka shtyer fakti se pontifikati i tij është shënuar me skandale.
Pse Papa vendosi që pikërisht të hënën të paralajmëroi dorëheqjen, kur për shumë se një vit supozohej se kjo do të mund të ndodhë? Pse ai e bëri të ditur dorëheqjen para Pashkëve, nëse arsyeja e vërtet nuk është ndonjë sëmundje e rëndë, siç po supozojnë mediet. A është dhe në çfarë mënyre vendimi i tij është i lidhur me skandalin e VatiLeaks dhe zbulimit të dokumenteve sekrete të Vatikanit? A janë skandalet e viteve të fundit që tronditën Kishën Katolike u bënë të papërballueshme për Benediktin e XVI? Të gjitha këto janë pyetje në të cilat papa nuk dha përgjigje, derisa largimin e tij e arsyetoi me “lodhje”.
Si e humbi Papa kontrollin nga Kishës?
Është shumë e mundshme që Papa thjeshtë u “lodh” për shkak se humbi në tërësi kontrollin ndaj Kishës dhe shërbyesve të saj. Gjatë skandalit VatiLeaks, që vitin e kaluar mbushi ballinat e gazetave botërore, me muaj të tërë kanë rrjedhur dokumente sekrete nga hapësirat e siguruara mirë të Vatikanit e që tregonin luftën për pushtet në mes disa kardinalëve të Vatikanit. Benedikti XVI nuk mundi t’i dal në krye këtij skandali, sikur që nuk arriti të zbatoi reformat e Bankës së Vatikanit pas një serie të akuzave dhe dëshmive për shpërlarje të parave.
A zbuluan dokumentet e vjedhura diçka që Papa dëshiron ta mbuloi dhe a kanë lidhje ato me dorëheqjen e befasishme, është pyetja që po bëjnë njerëzit në gjithë botën.
“Disa ngjarje dhe barra që bartë me vete ky post e kanë dëmtuar seriozisht. Është vështirë të kuptohet sa intrigat ekzistojnë në Romë” , ka thënë për agjencinë e lajmeve DPA, Max Seckler, mik i afërt i Papës.
I lodhur nga skandalet
Benedikti XVI po ashtu është treguar persona joadekuat për zgjidhjen e shumë skandaleve seksuale që nga viti 2010 fuqishëm po e trazojnë Kishën Katolike, ndërkaq përpjekjet e tij për të ripërtërirë vlerat tradicionale katolike nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Besimtarët filluan të largohen nga Vatikani. Me mijëra, kryesisht në Evropë dhe SHBA, viteve të fundit braktisën besimin katolik.
Fundi i pontifikatit paradoksal
Kardinalët që e zgjodhën Benediktin XVI për papë, padyshim se shpresonin në pontifikatin e shkurt të tij, pas sundimit të gjatë të paraardhësit, shkruajnë mediet botërore. Joseph Ratzinger ishte papa më i moshuar që është zgjedhur që nga vitit 1730, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore edhe kur është zgjedhur nuk ishte e mirë dhe nuk ka treguar shenja përmirësimi.
Me zgjedhjen e personi që ishte këshilltari kryesor i Papa Gjon Palit të II me rastin e marrjes së vendime të rëndësishme, kardinalët kanë treguar se qëllimi kryesor ishte vazhdimi i politikës që udhëhiqte paraardhësi i Benediktit. Megjithatë, nëse kardinalët me zgjidhje të tillë shpresonin në vazhdimin e pontifikateve të qeta, kanë gabuar./Index.hr/