E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet gardisti Llupo vrasesi i Veizit me 21 janar

TIRAN- Me urdher te prokurorise se kryeqytetit efektivet e Drejtorise se Policise ne oret 0300 te mengjesit te djeshem i kane vene prangat ne ambientet e institucionit te akuzes shefit te Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo i akuzuar per vrasjen e Ziver Veizit ne demonstraten e 21 janarit.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe policise se shtetit te cilet sqaruan se arrestimi i tij eshte bere pasi ka rrefyer per rreth kater ore para prokuroreve dhe hetuesve te ceshtjes ne lidhje me veprimet e tij dhe eproreve gjate demonstrates. Sipas ketyre burimeve mesohet se arrestimi i Llupos ka ardhur pas perfundimit te akt-ekspertimit balistik dhe krahasues te armes me predhen e gjetur ne trupin e viktimes Veizi.


Ky akt-ekspertime eshte kryer nga ekspertet e laboratorit te Institutit te Policise Shkencore te cilet kane provuar se nga arma e llojit MP-5 qe kishte ne perdorim diten e demonstrates majori Llupo ka gjetur vdekjen gjirokastriti Veizi para portes se kryeministrise me 21 janar. Gjate oreve te vona te se henes eshte marre ne pyetje majori Agim Llupo bashke me gjashte gardiste te tjere.


Te gjithe keta persona duke perfshire edhe te arrestuarin jane pyetur me cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen e 21 janarit. Pas pyetjes se tyre eshte urdheruar ndalimi i majorit Llupo qe me pas ne oren tre te mengjesit te djeshem i eshte prere flet-arresti per akuzen e vrasjes ne rrethane cilesuese me shume se te nje personi-thuhet nga burimet e akuzes. Sipas ketyre burimeve mesohet se gjate rrefimit te tij vete gardisti Llupo ka mohuar qe ka qelluar ne drejtim te turmes me fishek luftarak.


Ne kishim urdher te qellonim ne ajer me fishek mesimor. Gjate gjithe kesaj kohe te shkrepjes se armes sime kam qelluar vetem me fishek manovre. Shkrepje kjo qe eshte bere edhe drejte por vetem per te frikesuar turmen qe donte te hynte ne kryeministri-mesohet te kete thene majori Llupo para prokurorise.


Por keto pretendime sipas akuzes jane hedhur poshte nga ekspertiza e policise shkencore qe ndodhet ne vartesi te ministrise se Brendshme te cilet kane konstatuar se predha e plumbit qe ndodhej ne kraharorin e gjirokastritit Veizi eshte shkrepur nga arma e majorit Llupo.


Ky i fundit ka pranuar se ka qene pozicionuar edhe sipas plan vendosjes ne tunelin dritaren anash kryeministrise nga ku duket qarte ne pamjet filmike te regjistruara nga media te ndryshme duke qelluar ne drejtim te turmes ku per pasoje vritet Ziver Veizi.


Por ne asnje rast nuk ka pranuar para hetuesve se ka qelluar me plumba luftarak edhe pse ne vend rojen e tij hetuesit kane sekuestruar nje sasi te madhe gezhojash te kalibrit 9 mm te njejtit kaliber me ate qe kishte ne perdorim major Llupo. Gjithashtu sipas burimeve te dhena nga prokuroria mesohet se arma e tij MP-5 kishte te vendosur edhe dylbite e nje snajperi.


Nderkaq pak kohe me pare ishte Shekulli qe botoi te dhena te raportit te akt-ekspertimit te predhes se gjetur ne trupin e viktimes Veizi qe ishte e demtuar si pasoje e kontaktit me trupa te huaj gjate pershkrimit te rruges nga tyta e armes deri ne kraharorin e Veizit qe i solli vdekjen.


Gjithashtu po Shekulli botoi te dhenat e akt-ekspertimit qe zbuloi armen e gardistit nga i cili gjeti vdekjen Veizi arme kjo qe rezultoi nga keqyrja e regjistrit te armeve te marra nga baza e Gardes se i perkiste shtetasit Agim Llupo.


Ka qene ora 1800 e mbremjes se djeshme kur ne prokurorin e Tiranes jane paraqitur shtate gardistet e pare te cilet ishin thirrur per te dhene shpjegime ne lidhje me demonstraten e 21 janarit. Emrat e ketyre gardisteve per arsye hetimi nuk mund te behen publike por nje gje iu konfirmojne se nuk kane qene personat te cilat prokuroria me ane te urdher-ndalimeve i ka shpallur ne kerkim-thane burimet prane Prokurorise se Pergjithshme.


Sipas tyre te gjithe efektivet e thirrur ne prokuroria nga radhet e Gardes se Republikes diten e demonstrates kane qene zbatues te urdhrave te shefave qe tashme jane shpallur ne kerkim.


Mes te pyeturve kishte efektive te thjeshte te Gardes se Republikes dhe epror me pozita te ndryshme gjithmone pas gjashte drejtuesve qe tashme jane shpallur ne kerkim-thane burimet e akuzes qe sipas tyre pritet ekzekutimi nga ana e policise edhe pse kane kaluar mbi 15 dite.


SKEMA
ARKIV DHE PRPUNUAR
Prokuroria Vrasja e demonstruesve nga dy gardiste

TIRAN- Grupi hetimor i dosjes se demonstrates se 21 janarit tashme ka ngritur nje skeme brenda rrethimit te nderteses se kryeministrise nga ku mendohet se gardistet kane qelluar drejt turmes duke shkaktuar vrasjen e kater demonstruesve dhe plagosjen me arme zjarri te shtate te tjereve. Sipas kesaj skeme dhe te dhenave te organit te akuzes dyshohet se vrasja e tre demonstruesve dhe disa nga te plagosurve ka ardhur vetem nga dy gardiste te cilet edhe jane identifikuar por qe vetem njeri tashme u arrestua major Agim Llupo.


Nga skema e krijuar nga keqyrja dhe rikeqyrja e vendit te ngjarjes nga prokuroret e ceshtjes eshte krijuar dyshimi i arsyeshem se te shtenat me pasoje vdekjen dhe plagosjen e demonstruesve kane ardhur nga tre pozicione te ndryshme nga efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes.


Te shtenat e drejtuara ndaj demonstruesve dyshohet se kane ardhur nga gardistet qe ndodheshin ne pjesen mes kryeministrise dhe kangjellave te rrethimit ne krahe te piramides nen hijen e disa pishave. Zjarri i dyte drejt turmes nga i cili mendohet se eshte vrare edhe shtetasi Ziver Veizi ka ardhur nga gardisti tashme i identifikuar dhe arrestuar Agim Llupo nga tuneli i kryeministrise pamja e te cilit eshte fiksuar nga shume media vizive.


Si dhe vendosja e gardistit tjeter qe dyshohet per vrasje eshte pozicioni i tre gardisteve qe ndodheshin ne cep te nderteses se kryeministrise prane portes se thyer nga demonstruesit-thuhet nga burimet e organit qendror te akuzes.


Deri me tani dyshohet se vrasja e tre demonstruesve ka ardhur nga dy gardistet qe ndodheshin njeri tek tuneli ne krah te kryeministrise i fokusuar edhe nga pamjet filmike dhe njeri nga cepi i kryeministrise qe ndodhej ne pjesen ballore prane deres se thyer nga demonstruesit.


Ky dyshim tashme i ngritur sipas tyre vjen per shkak se ne keto dy pozicione jane gjetur nje sasi e konsiderueshme gezhojash 9 mm dhe se fushe pamja me vendet ku jane qelluar demonstruesit eshte e qarte-thuhet nga akuza.


Pervec ketyre te dhenave tashme te siguruara mesohet se skema eshte rindertuar edhe nga keqyrja e vendit te ngjarjes qe eshte bere pas asaj te dates 21 dhe 22 janar nga prokuroret e ceshtjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›