E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashnoret e Verones me dialoge te Jacques Prevert-it

E merkura e 9 shkurtit ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit shenon fillimin e Muajit te Kinemase Francez me disa prodhime te viteve 1950-60. Ne bashkepunim me Ambasaden Franceze ne Tirane jane perzgjedhur kater filma te kesaj periudhe. Sot ora 12.00 projektohet Dashnoret e Verones i regjisorit Andre Cayette i zgjedhur ne prag te festes se Shen Valentinit. Les amantes de Verone 1948 eshte bazuar ne tragjedine Romeo dhe Xhulieta te Shekspirit por dialoeht jane shkruar nga poeti Jacques Prevert.


Gjate xhirimeve per ekranizimin e filmit Romeo e Xhulieta Anxhelo punetor ne nje punishte qelqi dhe Xhorxha e bija e nje ish-prokurori te dy te angazhuar ne film si figurante te aktoreve protagoniste bien vertet ne dashuri me njeri-tjetrin. Filmi xhirohet ne Verona dhe romanca e tyre zhvillohet paralelisht me ate te Romeos dhe Xhulietes. Dashuria e tyre e pamundur pengohet nga Rafaelo i fejuari i Xhorxhes dhe ka te njejtin fund te hidhur si heronjte shekspiriane.


Ne role Pierre Brasseur Anouk Aimee Sergio Reggiani Louis Salon Martine Carel Marcel Delio etj.


Ne javen e ardhshme te Kinemase franceze me 23 shkurt shfaqet Komisari Megre i Gilles Grangier.


Me 23 shkurt eshte radha e nje vepre shume te njohur per kinemadashesit shqiptare te viteve 50-60-70 Fan Fan Tulipan me aktoret Xherar Filip dhe Xhina Lolobroxhida.
Po ate dite pasdite projektohet Hije dhe drite i regjisorit Henri Calef me protagoniste aktoren Simone Signoret.


Te gjithe keta filma ruhen ne arkiv ne gjendje shume te mire dhe kane pasur shume sukses ne kinemate e kryeqytetit e te Shqiperise ne vitet 70 80-te pasi kane hyre ne Shqiperi ne vitet 70-te ne kohen kur u lejua nga regjimi te blihej nje sasi filmash franceze me tema sociale e historike.


Muaji i kinemase franceze i paraprin Pranveres se Frankofonise qe zhvillohet cdo vit duke filluar nga 19 marsi.


AQSHF ka planifikuar per muajin mars Muajin e kineasteve femra kur do te shfaqen prodhimet me te mira te regjisoreve gra te filmit dokumentar ne vite.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›