E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet kerkojne demonstrata me te forta

TIRAN - Edi Rama ka zhvilluar dje nje seri takimesh me deputete socialiste te ndare sipas qarqeve qe ata perfaqesojne. Paraditen e djeshme ne ambientet e selise roze deputete te qarkut te Tiranes Fierit dhe Elbasanit iu drejtuan ne orare te ndryshme zyres se kryesocialistit. Burime nga keto takime bejne te ditur per gazeten Shekulli se teme kryesore e bisedes ishin zgjedhjet e ardhshme vendore dhe planifikimi i demonstrates se Opozites se Bashkuar.


Te ndare sipas qarqeve deputetet kane qendruar perreth 60 minuta ne zyren e kreut te PS-se ku kane diskutuar mbi aksionin e ardhshem politik te opozites shqiptare. Mesohet se ne keto takime kryetari Rama u ka kerkuar deputeteve qe te jene ne kontakt gjithnje e me shume me bazen dhe per te marre mbeshtetjen e tyre per aksionin e protestave.


Brenda takimeve ka pasur mendime te ndryshme sa i perket zhvillimit te demonstrates se ardhshme. Konkretisht deputete te Partise Socialiste kane propozuar forma te ndryshme e data ndryshme per daljen e madhe te njerezve qe do te zhvillohet ne Tirane.


Nje dite pas mbledhjes se lidereve te Opozites se Bashkuar ku u vendos per zhvillimin e nje proteste te madhe ne kryeqytet deputetet kane dhene sugjerimet e tyre per kohen dhe menyren e zhvillimit te saj.


Per disa deputete protesta duhet te mbahet me date 18 shkurt. Per disa te tjere demonstrata e madhe ne Tirane duhet te mbahet me 20 shkurt diten e perkujtimit te viktimave te komunizmit. Mirepo organizimi nga Partia Demokratike i nje aktiviteti po ne ate dite ka sjelle dhe terheqjen e Partise Socialiste per te shmangur ndonje perplasje midis qytetareve.


Ide te tjera qe jane hedhur nga deputete te qarkut te Tiranes Fierit dhe Elbasanit ne takimet qe zhvilluan me kryetarin Rama kane te bejne me zhvillimin e demonstrates me 21 shkurt. Disa te tjera jane shprehur dhe zhvillimin e saj me 26 shkurt. Ne te gjitha takimet eshte kerkuar qe dalja e qytetareve ne shesh te zgjase dhe te mos mbaroje brenda nje dite apo pak oreve.


Per kete arsye burime nga selia roze bejne te ditur se ne demonstraten e ardhshme do te synohet qe dalja e tyre ne bulevardin Deshmoret e Kombit perpara kryeministrise te jete me bindese e te zgjase dy apo tre dite. Ne ditet ne vijim do te vendoset dhe data ne te cilen do te mbahet protesta e madhe ne Tirane.


Nje tjeter fokus ne bisedat midis Rames dhe deputeteve kane qene edhe zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit. Ne keto takime kryesocialisti ka kerkuar nga deputetet qe te vijojne punet e percaktuara per secilin individ dhe te jene gati per cdo sfide. Nga ana tjeter mesohet se kreu i PS-se eshte shprehur se nuk mund te kete zgjedhje pa garancite e nevojshme.


Pa zgjidhje politike nuk ka zgjedhje. Duhen marre te gjitha garancite qe keto zgjidhje nuk do te jene si ato qe lame pas. Nuk do te lejojme qe zgjedhjet e 8 majit te vidhen si zgjedhjet e 28 qershorit 2009 - mesohet te jete shprehur Rama gjate takimit me deputetet.


Tahiri Gerdeci dhe 21 janari per shkak te Saliut


TIRAN - Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Saimir Tahiri deklaroi dje se fajtoret e viktimave te Gerdecit jane ne prag te lirise ne nje proces gjyqesor ne prag te deshtimit nderkohe qe Sali Berisha fajtori i vertete ideatori urdheruesi dhe protektori i biznesit familjar ne Gerdec vazhdon te fshihet pas karriges se kryeministrit duke iu shmangur drejtesise dhe ligjit.


Ne nje prononcim per mediat deputeti socialist theksoi se ne 21 janar u vrane 4 qytetare te pafajshem dhe u plagosen dhjetera te tjere sepse guxuan te protestonin kunder nje regjimi mafioz qe si kosto per te qendruar ne kurrizin e shqiptareve ka dhe vete jeten e tyre.


Sipas tij ende sot fajtoret jane te lire te fshehur nga drejtesia ne sqetullen e Saliut njeriut qe mban peshen kryesore te pergjegjesise per masakren shteterore te 21 janarit.


Ne Gerdec ishte ushtria ne 21 janar ishte Garda. Gerdeci dhe 21 janari linden per shkak te korrupsionit te vete Saliut familjareve dhe ministrave te tij me arme fishekesh e bllok llogarish te pista ne dore te gjithe te mbrojtur nga aksioneri kryesor i korrupsionit sistematik ne vend Sali Berishes - deklaroi Tahiri.


Kodheli Berisha vazhdon te shohe endrra me sy hapur

TIRAN - Partia Socialiste reagoi ndaj deklarates se kryeministrit Berisha duke vleresuar se ai e ka kthyer ne norme keqperdorimin e Forcave te Armatosura.


Ne nje prononcim per mediat deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se fatkeqesisht gjate cdo seance keqperdorimi ne krah te Saliut qendron Arben Imami qe nuk ben tjeter vecse u kujton shqiptareve historine e tij te vjetra me tanke dhe ushtare.


Pasi perdori Ministrin e Mbrojtjes per te kercenuar me nderhyrje te ushtrise nje dite perpara 21 janarit pasi mblodhi jashte cdo lloj procedure ne shkelje flagrante te Kushtetutes gjeneralet e ushtrise me ne krye Arben Imamin dy dite pas 21 janarit dhe pasi aludoi permes gojes se Ministrit Basha se gjoja ambasadore te huaj paskan keshilluar perdorimin e forcave te armatosura Sali Berisha edhe sot vazhdon te shohe endrra me sy hapur per puce qe asgjesohen nga forca komando - deklaroi Kodheli.


Xhacka Meta faqe nga blloku i tij ne kembim te votave

TIRAN - Deputetja e PS-se Olta Xhacka deklaroi dje se per turpin e nje populli te tere Ilir Meta vjen verdalle lart e poshte neper Shqiperi duke u perpjekur te shese ende favore e faqe nga blloku i tij ne kembim te votave.


Sipas saj skandali i turpshem i videos se Ilir Metes qe u tregoi shqiptareve me ze e me figure sesi mund te fitohen 700.000 euro per pese minuta nuk mund te mbyllet me nje doreheqje te thjeshte te kryetarit te ndjese paste Levizjes Socialiste per Integrim. Doreheqja e Ilir Metes seshte asgje me teper se nje farse per sa kohe ky njeri vazhdon te kontrolloje Ministrine e Ekonomise e vazhdon te vjedhe e pasurohet pa i hyre gjemb ne kembe per aferat e skandalet tashme te provuara publikisht.


Cila eshte vlera e doreheqjes se Ilir Metes kur morali i kusarise dhe hajduterise qe ai perfaqeson vazhdon te mbetet morali i kesaj qeverie - theksoi Xhacka. Sipas saj drejtesia nuk mund te lejoje qe skandali i Ilir Metes te kthehet ne nje tjeter deshtim si ai i Gerdecit. Ajo tha se video qe pane gjithe shqiptaret nuk le vend per dyshime per korrupsionin marramendes te Ilir Metes.

Malaj-Harasani thyejne vendimin e grupit


TIRAN - Edhe pas vendimit te grupit parlamentar Socialist per bojkotimin e komisioneve te perhershme ne Kuvendin e Shqiperise dy deputete te kesaj partie kane thyer kete vendim.


Ne Kryesine e Kuvendit ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise dy deputetet Arben Malaj dhe Andis Harasani jane ulur ne vendet e tyre per te diskutuar mbi aktin normativ per kompanite qe do te rehabilitojne argjinaturat dhe objektet e kullimit ne zonat e prekura nga permbytjet ne Shkoder dhe Lezhe.


Dy deputetet e Partise Socialiste jane te njohur per kundershtimet qe kane pasur ndaj bojkotit te institucioneve. Madje prej me shume se nje viti ata moren pjese ne krijimin e Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS me pese deputete qe kerkonin marredhenie te pakushtezuar me Kuvendin. Ende nuk eshte percaktuar nese ne mbledhjen e sotme te grupit te PS-se do te diskutohet mbi ceshtjen. Vete deputetet edhe ne ditet ne vijim pritet te jene pjese e komisioneve parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›