Arrestohet gjinekologu, bindi të miturën të shiste fëmijën për 25 mijë euro

Andrea Cozzolino, një gjinekolog nga Scafati, në Salernitano të Italisë, u arrestua nga policia nën akuzën e rëndë se ka shtyrë dhe bindur një të mitur të shesë fëmijën që mbante në bark për 25 mijë euro.
Në ngarkim të çiftit që bleu beben, kanë nisur hetimet, ndërsa fëmija u dërgua në një qendër kujdesi. Ngjarja në fjalë daton në tetor të vitit 2011, kohë kur ndodhi lindja dhe kur Cozzolino i dorëzoi paratë që kishte marrë nga çifti Elio Miranda dhe Carmela Giordano, shkruan noa.
Gjinekologu punonte në klinikën “Sant'Anna” në Caserta dhe “Santa Lucia” di San Giuseppe Vesuviano (Napoli), ku kryente vazhdimisht aborte pa regjistruar dhe pa respektuar rregullat dhe ligjin.
Për këtë motiv vajza, nëna e fëmijës i kishte thënë mjekut se donte të hiqte fëmijën, por ky i fundit i kishte kërkuar 6 mijë euro. Vajza i ishte përgjigjur se nuk mund të paguante ato para pasi ndodhej në vështirësi ekonomike.
Përballë kësaj situate mjeku e bindi që të çonte përpara shtatzëninë, duke i premtuar se do ishte po ai që do e “çlironte” nga fëmija, duke e shitur.
Pak kohë më vonë ishte vetë nëna që denoncoi mjekun, pasi mësoi se fëmija i shitur rezultonte i hedhur mbi emrin e saj. Doktor Cozzolino e kishte siguruar të miturën se menjëherë pas pagesës, nuk do kishte asnjë problem për të./Indeksonline/