Arrestohet hajduti serial në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh.
Në kuadër të operacionit “Falco” u arrestua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 rasteve të disa vjedhjeve të ndryshme dhe i 1 vjedhjeje të mbetur në tentativë, të kryera në Tiranë, gjatë dy muajve të fundit.
Gjatë këtyre rasteve ky shtetas dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë nëpër automjete, skutera elektrikë si dhe shuma parash apo sende të tjera./vizionplus.tv