E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau shokun, mbetet në burg! Autori i dyshuar: Nuk e bëra unë, policia më detyroi me dhunë të pranoj krimin

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat Majlind Habibin, autorin e dyshuar të vrasjes 33-vjeçarit, Branko Shkoza.

Viktima u gjet në kanalin e ujërave të zeza dhe fillimisht Majlind Habibi e pranoi krimin, duke thënë se e vrau për shkak se i kishte ngacmuar gruan.

Por këtë të premte ai ndryshoi dëshminë, duke thënë se u detyrua të pranonte krimin, pasi policia e kishte dhunuar.

Ai i kërkoi prokurorit të hapë kamerat e sigurisë pasi sipas tij, ai ka qenë në punë në momentin e krimit. Megjithëse majlind habibi e ndryshoi deklaratën, ai mbeti në masën “arrest në burg”.

35-vjeçari që mbeti i vrarë, pasi u shty në kanal ishte shok fëmijërie me autorin e dyshuar, fakt ky i pranuar edhe nga ky i fundit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›