Berisha Rama kerkon pazare

Kryeministri Sali Berisha, nga mbledhja e grupit me deputetët e tij,
akuzoi rivalin politik Edi Rama, se i ka kërkuar pazar politik.
Berisha tha se kreu i opozitës po i kërkon të bëjnë marrëveshje në dëm të vendimit te gjykatave për qarkun Fier, duke e paralizuar atë me rastin kur Rama kërkoi numërimin e votave. Berisha tha se ishte i gatshëm t'i shqyrtonte kërkesat e opozites, por ne rastin konkret, tha ai, nuk mund të dalë mbi gjykatat dhe vendimet e tyre.
Duke prekur edhe çeshtjen e debatuar të konsumimit të konflikteve politike me opoziten gjate daklarimeve të tij nëpër shkolla, Berisha tha se do te vijojë ta bëjë këtë për një arsye.
"Ka dy javë që i nxjerr deputetët nga Komisioni duke lënë karriket bosh dhe ankohen se përse unë ju them nxënësve të shkollave: I ngulni sytë te ato karrike dhe mos i harroni' Po, absolutisht do ia them çdo fëmije në Shqipëri, sepse në ato karrike bosh, ti po shkelmon ëndrrën e bukur fëminore dhe rinore. Dhe cfarë kërkon? Kërkon pazar politik për vendime gjykatash. Gjëja më absurde", tha Berisha.
Kreu i Qeverise akuzoi Edi Ramën se po kërkon pazar polik edhe në rastin e KQZ-së. Sipas tij PS po përdor dy standarde, kur kërkon seancë dëgjimore vetëm për aplikantët për kryetar të KQZ-së dhe perjashton anëtarët. Sipas tij mëherët kanë qenë demokratet ata që kanë kërkuar seance degjimore per anetaret dhe opozita e kishte refuzuar
"Parlamenti e ka të drejtën e dëgjimit. Refuzon për të tjerët dhe kërkon vetëm për disa, se këta janë të deklasuarit, sipas tyre. Pra tani prapë do të kërkojë pazare.I bëj thirrje të heqë dorë nga mania e pazareve që ka mbërthyer dhe nuk përmbahet dot, se mund të ndodhë ndonjëherë që të blesh lirë, por të kushton sa frengu pulën", tha Berisha.