E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet i kerkuari per grabitje me dhune nga Vjena

Një i shumëkërkuar nga autoritetet policore të Vjenës që në 2009-n është arrestuar nga policia kufitare shqiptare në doganën e Qafë-Thanës.

Bëhet fjalë për një grabitës të dhunshëm, i kërkuar në Austri, 42 vjeç, Sali Saliu nga Tetova.

Ky person u kishte shpëtuar shumë policive të Evropës dhe kapet momentin qe shkel doganën shqiptare, ndërsa kishte kaluar kontrollin në pikën maqedonase.

Autoritet e policisë kufitare shqiptare e dërguan të arrestuarin në dhomat e paraburgimit në Pogradec, ku dhe do të vazhdohen procedurat e tjera.

Vetëm brenda një jave policia kufitare në Qafë-Thanë ka arrestuar katër persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›