E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Uroj qe Kurbanin e radhes Rama ta shkruaje ne 2013

Ka ngritur siparin e edicionit 14-të në kryeqytet Panairi i Librit. I vetmi event i madh dhe i rëndësishëm i paraqitjes dhe promovimeve të botimeve në vend dhe jashtë kufijve shqiptare vjen këtë herë me 90 ekspozues dhe 40 promovime të reja për lexuesin.
Ceremenia e hapjes në prani të personaliteteve në vend dhe nga Kosova është mbajtur në ballinen e hyrjes kryesore në Pallatin e Kongreseve.

Tirana do të jetë një qendër e rëndësishme rajonale, si e tillë Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se bashkia është e angazhuar për ta bërë Tiranën, qendër të letërsisë shqipe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka folur me tone tejet entuziaste lidhur me zhvillimin e këtij eventi kushtuar librit.

Më pas mes të ftuarve që morën pjesë në ceremoninë e hapjes duke shkëmbyer urime mes njeri-tjetrit u trokitën edhe gotat.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me botues të ndryeshëm nëpër stendat e ngritura duke mos kursyer edhe shkëmbime batutash me autorë të njohur librash në stendën e Universitetit Europian të Tiranës.
Ben Blushi duke iu drejtuar Bashës për librin e tij më të fundit “Shqipëria” i tha atij ta lexojë këtë libër për të mësuar si mund të qeveriset ky vend.

Ndërsa duke folur për librin ’’Kurbani ’’ të Ramës, Basha iu drejtua duke i thënë se shpresoj që kryetari juaj të bëj çdo vit nga një libër të tillë, të bej dhe një kurban në 2013. Në përgjigje të kësaj Blushi iu drejtua duke i thënë Bashës ta lexoje Kurbanin për të mësuar si bëhet sheshi Skënderbej.

Takime jo vetëm me botues por edhe me qytetarë ka zhvilluar kreu i bashkisë Basha ndërsa me tej pyetjes sesa i interesuar është ai për librin e Ramës iu përgjigj duke thënë “Uroj që Kurbanin” e radhës Rama ta shkruajë në 2013”.

Në fakt çelja e këtij panairi ka qenë përveçse një ballafaqim i parë i botuesve me lexuesin e interesuar por edhe një shkëmbim replikash miqësore mbi titujt më të fundit që i paraqiten miqve të librit. Ky panair do të jetë i hapur deri me datë 13 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›