Greqi, ora 10 00 takim te presidenti, për Luka Papadhimos kryeministër
ATHINE - Në ora 10 këtë paradite është parashikuar të mblidhen në një takim tek presidenti Karolos Papulias, krerët e partive politike, për emërimin e kryeministrit të ri.
Emri i Lukas Papadhimos do jetë diskutohet në këtë tryezë, pasi mbrëmë pas takimit të dështuar të liderëve politike te presidenti, dhe pas 4 ditësh përpjekje të pafrutshme për formimin e një qeverie koalicioni, rifilluan negociatat me bankierin Lukas Papadhimos për postin e kryeministrit të kësaj qeverie.
Ky i fundit ka vënë kushtet e veta për të pranuar postin e kryeministrit.
Papadhimos kërkon të sigurohet garancia me 5 firma për marrëveshjen e 27 Tetorit, kërkon që zgjedhjet e parakohshme të bëhen më vonë se 19 Shkurti i vitit të ardhshëm, pjesëmarrje më të gjerë të "Demokracisë së re" në qeveri dhe pohon se nuk ka preferencë të vecantë për ministrinë e Financave, duke lënë të kuptohet se nuk ka kundërshtim për Evangelos Venizelos, në krye të kësaj ministrie.