E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meloni nuk i ndahet “Gjadrit”, kryeministrja italiane e vendosur për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë

Kryeministrja italiane Georgia Meloni është  shprehur e vendosur për vazhdimin e marrëveshjes Itali-Shqpëri për emgirantët.

Gjatë një fjalimi përpara deputetëve në Romë, Meloni tha se do të  vijojë  procedura sipas ligjit italian e standardeve evropiane.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet anëtare që i kanë  kërkuar Komisionit Europian të identifikojë zgjidhje inovative për të luftuar imigracionin. Mes këtyre zgjidhjeve është padyshim edhe protokolli midis Italisë dhe Shqipërisë dhe ne synojmë të ecim përpara me zbatimin e këtij protokolli”, tha Meloni.

Meloni ka paralajmëruar edhe Gjykatën Ndërkombëtare se nëse nuk ndryshon qëndrim lidhur me politikat e riatdhesimit dhe vendet që konsiderohen të sigurta, kjo do të prekte të gjitha shtetet anëtare që  përballen me emigrnatë.

“Ne e konsiderojmë një rishikim të politikave të riatdhesimit dhe konceptit të një vendi të sigurt si urgjentisht të nevojshëm. Gjithashtu kërkojmë  qartë si mbi temën që ka qenë objekt i masave gjyqësore të kohëve të fundit, të cilat nëse do të konfirmoheshin nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së do të rrezikonin politikat e riatdhesimit të të gjithëve, të paktën deri në hyrjen në fuqi të rregullave të reja në vitin 2026”, tha Meloni.

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka krijuar pengesa për sjelljen e refugjatëve në Shqipëri sipas marrëveshjes për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Këto shkelje sipas Gjykatës kanë të bëjnë me kushtet sociale të refugjatëve dhe sigurinë në vendet e origjinës.

Aktualisht dy qendrat pritëse në Gjadër dhe Lezhë janë të  boshatisura, jo vetëm nga refugjatët por edhe punonjësit janë larguar drejt Italisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›