Arrestohet i riu nga Saranda ne flagrance transportonte 300 kg mariuane

Gjirokaster 19 dhjetor NOA- Ne oret e vona te mbremjes se djeshme gjate nje operacioni antidroge te koduar Rrebeshi jane sekuestruar 300 kilograme lende narkotike.
Lenda narkotike e tipit mariuane eshte gjetur ne automjetin e nje te riu nga Saranda i cili eshte kapur ne flagrance.
Ky arrrestim ka ardhur pasi policia e qarkut Gjirokaster ka marre informacion ne rruge operative se nje sasi e konsiderueshme lende narkotike do te transportohej nga fshati Lazarat ne drejtim te Sarandes.
Rreth ores 21.20 minuta ne aksin rrugor nacional Gjirokaster- Sarande mbi uren e fshatit Dervican eshte konstatuar automjeti qe dyshohej se po transportonte lenden narkotike.
Sipas burmive te agjencise se lajmeve NOA nga policia e Gjirokastres behet me dije se drejtuesi i automejtit sapo ka pare policine nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtesine akoma me shume ku ka tentuar te godase edhe automjetin e sherbimeve te policise duke vene ne rrezik jeten e punonjesve te policise.
Pas disa minutash automjeti si pasoje e shpejtesise se madhe dhe motit shume te keq pasi bente stuhi ka dale nga rruga dhe ka rene ne kanal ne vendin e quajtur kryqezimi i fshatit Dervicjan ndersa drejtuesi i automjetit eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise dhe nuk ka pesuar lendime nga dalja nga rruga.
Ne vendngjarje ka mbritur edhe grupi hetimor ku ka konstatuar se automjeti i dale nga rruga ishte Fuoristrada tip JEEP.
Nga kqyrja dhe numerimi i pakove rezultoi se ne automjet kishte 285 pako me peshe nje kilograme secila dhe 3 pako me peshe 5 kilograme secila me paketim te ndryshem dhe me emertime ku ishin perdorur shkronja dhe numra mbi paketim gjithsej 300 kilograme
Nga ana e policise u be sekuestrimi i lendes narkotike dhe i automjetit ne cilesine e proves materiale. Per arsye hetimore nuk behet i ditur emri i te ndaluarit.
a.y/NOA