E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat shtetërore, kriteret e vlerësimit kur privatizohen ose transformohen



Qeveria ka vendosur që të konsiderojë si të vlefshme të gjitha pasuritë shtetërore të privatizuara deri tani. Me anë të një vendimi të posacëm të Këshillit të Ministrave nr.428, datë 9.6.2010 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ministri i Ekonomisë dhe ai i Financave kanë propozuar pikërisht lënien në fuqi të privatizimeve të bëra deri më tani. Sipas udhëzimit të posaçëm thuhet se: të gjitha miratimet për privatizim, të nxjerra përpara hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.428, datë 9.6.2010 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, do të konsiderohen të vlefshme. Sipas VKM-së, institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore dërgojnë prononcimin e tyre për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo institucioneve, në administrim apo pronësi të tyre, në ministrinë përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore. Për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat, të cilat i kanë kaluar në pronësi pushtetit vendor, nevojitet miratimi përkatës i këshillit bashkiak/komunës apo qarkut, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të këtyre institucioneve, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë/ komunës apo qarkut përkatës. Dega e shoqërisë publike në prefekturën përkatëse, me administrimin e miratimit për përfshirjen në procedurë privatizimi të objektit, vendos një njoftim në objekt, si dhe mjediset e organit të qeverisjes vendore (bashki-komunë), në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish-pronarëve nëse ka.

Vlerësimi i pasurisë
Vlerësimi i pasurisë shtetërore në zbatim të këtij vendimi bëhet për çdo element të
pasurisë nga komisioni i vlerësimit, duke përcaktuar vlerën reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Komisioni i vlerësimit për pasuritë e paluajtshme ngrihet nga Ministri i Ekonomisë dhe do të përbëhet nga jo më pak se 3 anëtarë, nga të cilët kryetari i degës së shoqërive publike në prefekturën përkatëse ku ndodhet objekti me cilësinë e kryetarit, përfaqësues i ndërmarrjes apo të institucionit në administrim të të cilit ndodhet objekti me cilësinë e anëtarit, si dhe eksperti vlerësues i licencuar, anëtar. Në rast se ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore e gjykon të nevojshme, përfshin në komisionin e vlerësimit edhe ekspert kontabël të autorizuar apo ekspertë të tjerë të fushave përkatëse, sipas rastit. Për objektet, të cilat nuk kanë organ varësie apo organi varësisë nuk ekziston më, atëherë ministri përgjegjës për privatizimin, urdhëron ngritjen e komisionit të vlerësimit. Miratimi për përfshirjen në procesin e privatizimit të pasurisë së luajtshme, si elemente të veçanta, bëhet nga institucioni përkatës i varësisë administrative. Pas nxjerrjes së miratimit të privatizimit, ky institucion ngre komisionin e vlerësimit, i cili kryen vlerësimin e pasurisë. Ky komision duhet të ketë jo më pak se 3 anëtarë, kryesohet nga përfaqësuesi përkatës i strukturës administrative dhe në përbërje të tij duhet të ketë një ekspert vlerësues të fushës përkatëse.

Shpenzimet për dokumentacionin
Shpenzimet për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit (pagesa e ekspertëve etj.) në rastin e mësipërm mbulohen nga institucioni ose ndërmarrja në administrim të të cilit ndodhet pasuria. Ekspertët në përbërje të komisionit, të cilët hartojnë aktet vlerësuese, situacionet, genplanet etj., si dhe komisioni i vlerësimit mbajnë përgjegjësi ligjore për saktësinë e vlerësimit të kryer prej tyre, si dhe për hartimin e dokumentacionit të nënshkruar prej tyre. Ekspertët në përbërje të komisionit të vlerësimit të pronës së paluajtshme shtetërore përzgjidhen nga ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore. Pagesa e tyre kryhet nga ministria përgjegjëse për privatizimin, përveç rasteve kur ministri përkatës urdhëron pagesën nga institucione të tjera. Kjo pagese do të jetë 2% e vlerës së objektit, apo grup-objekteve të vlerësuara, sipas dokumentacionit të vlerësimit të dërguar për shitje, por në çdo rast kjo pagesë nuk do të jetë më pak se 60.000 lekë dhe jo më shumë se 300.000 lekë. Kontrata e pagesës së ekspertëve vlerësues nënshkruhet nga drejtori i Administrimit të Pronës Publike në Ministrisë së Ekonomisë. Për ato vlerësime të kryera nga ekspertët vlerësues përpara hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.428, datë 9.6.2010, për të cilat dosjet e vlerësimit janë dërguar nga
METE për vazhdimin e procedurës së shitjes në MF-ë dhe për të cilat nuk janë lidhur kontratat e pagesës përkatëse me ekspertët, kontratat e pagesës do të lidhen sipas kushteve të këtij vendimi, nga i njëjti autoritet i cituar më sipër. Komisioni i vlerësimit, me marrjen e miratimit për privatizim, inspekton dhe verifikon gjendjen reale të objektit. Në rastin e vlerësimit të objekteve që do të përfshihen në fondin e kompensimit fizik për ish-pronarët, pagesa e ekspertëve do të bëhet sipas procedurës së mësipërme. Pagesa në të dy rastet e mësipërme do të kryhet nga të ardhurat e marra nga privatizimi dhe dhënia
me qira e pronës shtetërore nëpërmjet METE-s.

Pagesa e ekspertëve
Pagesa e ekspertëve për vlerësimin e pasurive të shoqërive tregtare shtetërore, të formës
anonime ose me përgjegjësi të kufizuar, mbulohet nga shoqëritë përkatëse. Në rast mospagese nga ana e shoqërisë, atëherë METE merr përsipër pagesën e ekspertëve, e cila është 2% e vlerës së paketës së aksioneve apo kuotave shtetërore që dalin në privatizim, por gjithmonë kjo vlerë nuk mund të jetë më e madhe se 500.000 lekë. Në këtë rast, kontrata e pagesës së ekspertëve firmoset sipas pikës 8 të këtij udhëzimi. Trualli që privatizohet konsiderohet sipërfaqja nën objekt dhe sipërfaqja funksionale rreth tij, e përcaktuar sipas genplanit të objektit që është pjesë e dokumentacionit të privatizimit që
përgatit komisioni i vlerësimit të ndërmarrjes sipas pikës 3, 4, 5 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.428, datë 9.6.2010. Në zbatim të pikave 3, 4 dhe 5 të kapitullit II, genplani përgatitet nga eksperti vlerësues i licencuar i pasurisë së paluajtshme. Është përgjegjësi ligjore e hartuesve të genplanit saktësia e matjeve teknike të kryera. Me përgatitjen e genplanit eksperti përkatës e dorëzon atë menjëherë pranë kryetarit të komisionit në DSHP-në përkatëse. Kryetari i degës së shoqërive publike dërgon kërkesën për konfirmimin e genplanit në prefekturën përkatëse, shoqëruar me pesë kopje origjinale të këtij genplani. Prefekti autorizon një përfaqësues, i cili nënshkruan genplanet e objekteve të kërkuara nga dega e shoqërive publike. Institucioni i prefektit, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së degës së shoqërive publike, konfirmon genplanin e objektit, duke nënshkruar e vulosur atë në pesë kopje origjinale dhe ia dërgon degës së shoqërive publike të shoqëruar me shkresën përcjellëse. Menjëherë pas administrimit të kopjeve të gentplanit të konfirmuara nga prefektura përkatëse, kryetari i degës së shoqërisë publike, i kërkon zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përkatëse, hartën treguese të objektit që do të privatizohet. Zyra vendore e regjistrimit
të pasurive të paluajtshme brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, i dërgon degës së shoqërisë publike hartën treguese me të dhënat përkatëse për objektin dhe truallin, i cili përfshihet në proces privatizimi, si dhe çdo informacion të nevojshëm që ka të regjistruar në lidhje me këtë pronë, certifikatën e pronësisë/vërtetimin e pronësisë, nëse ka.

Shkurt/////////////////////
Ankandi, si realizohet shitja e pronës

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, pas njoftimit të marrë nga
sektori i financës dhe buxhetit në MF-ë, njofton me shkrim AKKP-në për kompensimin financiar të kryer në favor të subjekteve të shpronësuara, jo më vonë se 5 ditë nga data e realizimit të kompensimit financiar. Në rastet kur konfirmohet se objekti nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, apo në rastet kur Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike nuk ka informacion për këtë qëllim, objekti i nënshtrohet ankandit sipas procedurave të këtij vendimi dhe në qoftë se gjatë periudhës së publikimit apo ditën e zhvillimit të ankandit paraqitet subjekti i shpronësuar (pronar i truallit) me dokumentet përkatëse të pronësisë, atëherë ai gëzon të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare të tij. Në këto raste komisioni i ankandit administron kërkesat e paraqitura për blerjen e objektit, si dhe dokumentacionin e pronësisë të paraqitur nga
subjektet e shpronësuara pretendente për pronarë trualli të objektit që privatizohet dhe shtyn procedurën e zhvillimit të ankandit me miratim të drejtorit të Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, deri në konfirmimin e dokumentacionit të pronësisë së truallit nga organet përkatëse, AKKP-ja, zyra vendore e regjistrimit te pasurive të paluajtshme apo çdo institucion tjetër shtetëror që e disponon dhe e konfirmon atë dokumentacion. Nëse pretendimet e paraqitura në kërkesë të pronarit të truallit konfirmohen nga organet përkatëse, atëherë do të veprohet sipas VKM-së. Pjesëmarrësit e tjerë të paraqitur për blerje me ankand u kthehet brenda 10-ditëve, pagesa
e 20% të vlerës e depozituar për pjesëmarrje në ankand. Kur ish-pronari i truallit është pronar i objektit duke përdorur të drejtën e parablerjes sipas pikës 2, germa “a”, kapitulli III, i VKM-së, trualli kalon në favor të tij pa shpërblim. Në zbatim të pikës 16, kreu III, të këtij vendimi, për rastet kur në ankandin për shitjen e objekteve apo aseteve me vlerë fillestare dhe me vlerë të ulur paraqitet vetëm një kërkesë përpara komisionit të ankandit, komisioni duhet ta evidentojë këtë kërkesë në procesverbalin e ankandit dhe objekti t’i nënshtrohet procedurës së ripublikimit për një periudhë 10-ditore në një gazetë me qarkullim kombëtar dhe me afishe, në ambientet e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike dhe në rast të mosparaqitjes të kërkesave të tjera edhe pas këtij publikimi, Drejtoria realizon shitjen e objektit bashkë me truallin kërkesës së vetme të paraqitur për blerje.

Koka tjetër/////////////////////////////////////////
Si përcaktohet çmimi për objektet shtetërore që privatizohen

Kur çmimi nuk ekziston, ekspertët vlerësues tw caktuar përcaktojnë çmimin aktual të tregut
AKKP-ja brenda 10 ditëve nga administrimi i kërkesës, dërgon çmimin përkatës të shitjes së truallit

Në zbatim të pikës 8 në kreun II, komisioni i vlerësimit, pas marrjes së dokumentacionit
nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konfirmimin nëse trualli përkatës ka pronarë të njohur apo të kthyer me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe çmimin përkatës të truallit ku ndodhet objekti, sipas hartës së çmimeve të miratuar me vendim të Këshillit Ministrave në fuqi. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston, eksperti/ët vlerësues të caktuar për vlerësimin e pronës, përcakton/jnë çmimin aktual të tregut të shitjes së truallit të objektit që do të privatizohet. AKKP-ja, brenda 10 ditëve nga administrimi i kërkesës nga dega e shoqërisë publike, i dërgon kësaj të fundit çmimin përkatës të shitjes së truallit
të objektit që privatizohet të miratuar me VKM-ë, si dhe vendimet përkatëse të kthimit dhe kompensimit të pronave nëse ka shoqëruar me vulë lidhëse me planvendosjen e saktë të pronës, ku të jetë përcaktuar qartë kufiri i pronës, si dhe çdo informacion shtesë që lidhet me vendimin përkatës të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky institucion mban
përgjegjësi ligjore për mosrespektimin e afatit të mësipërm. Për rastet e privatizimit tërësor të ndërmarrjeve, të linjave të shërbimit dhe të prodhimit, të objekteve, së bashku me makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros etj., që janë pjesë përbërëse të objektit: dokumentacioni i vlerësimit të objekteve ndërtimore të veçanta, pasi të kenë kaluar të gjitha procedurat, do të dërgohen nga METE në MF-ë (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike). Ndërsa dokumentacioni i vlerësimit të pasurive të luajtshme, si makineritë dhe pajisjet, mjetet e transportit, mjetet e xhiros etj., që privatizohen të veçuara, pasi përgatitet nga komisioni i vlerësimit, përcillet prej tij në degën e shoqërive publike përkatëse, e cila pas kontrollit e dërgon në MF-ë (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike).

Dokumentacioni
Dokumentacioni i vlerësimit të objekteve duhet të përmbajë shkresën përcjellëse të degës
së shoqërive publike përkatëse, relacionin e komisionit të nënshkruar nga të gjithë anëtarët, raportin e vlerësimit të hartuar nga eksperti/ët dhe të nënshkruar prej tyre, shkresën e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, së bashku dokumentacionin plotësues nëse ka, shkresën e AKKP-ë, si dhe dokumentacionin plotësues nëse ka, miratimi i privatizimit, shkresa për ngritjen e komisionit të vlerësimit, si dhe genplani përkatës i konfirmuar nga prefektura. Vlerësimi i aseteve, për kontratat e shitjes, të cilat janë shpallur të pavlefshme nga gjykata, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme dhe dosjet e tyre janë kthyer në METE nga MF-ja, bëhet nga komisioni i vlerësimit, i ngritur për këtë qëllim nga METE sipas gjendjes faktike të tyre, duke përcaktuar vlerën e tregut. Pas administrimit të dokumentacionit të vlerësimit të pronës të dërguar nga dega e shoqërive publike në METE strukturat përkatëse të kësaj të fundit të ngarkuara me punë për këtë qëllim, kryejnë verifikimin nëse ky dokumentacion ka kaluar në hallkat përkatëse sipas kërkesave të përcaktuara në VKM-në nr.428, datë 9.6.2010 dhe këtë udhëzim dhe nëse e gjejnë atë të rregullt, përgatitin praktikën përkatëse për ta përcjellë atë në MF-ë për realizimin e procedurave të shitjes.

Kur trualli ka pronar
Sipas VKM-së “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, për rastet e shitjes së objekteve për të cilat është konfirmuar se ka pronar trualli, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-ë afishon njoftimin në ambientet e saj, ndërsa dega e shoqërive publike përkatëse (sipas të dhënave të dërguara nga DASHPP-ja) në objekt dhe ambientet e ndërmarrjes që e administron atë. Ish-pronari i truallit që dëshiron të blejë objektin apo çdo subjekt tjetër që në bazë të dokumenteve që disponon, pretendon të ketë pronësi mbi truallin e objektit që privatizohet, duhet të paraqitet pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-ë, brenda një afati 20-ditor nga dita e publikimit (afishimit) duke depozituar: 1) kërkesën me shkrim, në të cilën shprehet se dëshiron të blejë objektin e publikuar për shitje; 2) dokumentacionin që vërteton pagesën prej 20% të vlerës totale të objektit (mjete kryesore + mjete xhiro), pa vlerën e truallit të objektit që kërkon të blejë; 3) vendimin përkatës të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-pronarëve të noterizuar, të shoqëruar me planvendosjen e pronës; 4) çdo dokument tjetër ligjor të regjistruar në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, i
cili përcakton se ai është pronar i tokës; 5) dëshmi trashëgimie; 6) prokurë të posaçme përfaqësimi dhe marrëveshje të dokumentuar midis bashkëpronarëve, kur ka të tilla. Në rast se ish-pronari i truallit (trashëgimtarët e tij), nuk paraqitet për blerjen e objektit që ndodhet në truallin e tij, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-së realizon shitjen me ankand të objektit dhe të truallit, sipas procedurave të këtij vendimi.

Vlera e truallit
Vlera e truallit, e përcaktuar sipas hartës së vlerës dhe që ndodhet në dosjen e vlerësimit të objektit, do të përdoret drejtpërsëdrejti për të kompensuar ish-pronarin. Në rast se në procedurat e shitjes së objektit shprehet interes për blerje vetëm nga një ose një pjesë e trashëgimtarëve ligjorë të ish-pronarit, të përcaktuar në dëshminë e trashëgimisë, atëherë e drejta e parablerjes dhe gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas këtij vendimi, realizohen nga trashëgimtari/rët që kanë shprehur interesin dhe shitja bëhet në favor të këtyre të fundit, ndërsa marrëdhëniet e bashkëpronësisë dhe detyrimet reciproke midis të gjithë trashëgimtarëve u nënshtrohen dispozitave të Kodit Civil. Kur objekti është me dy a më shumë kate dhe në të ka disa pronarë, atëherë shitja e truallit në bazë të kërkesës së tyre për çdo pronar bëhet në bashkëpronësi të pandashme mes pronarëve të objektit. Bashkëpronarët u nënshtrohen dispozitave të Kodit Civil. Këto sipërfaqe, të cilat përcaktohen nga ekspertët vlerësues, duke u shumëzuar me çmimin për m2 të konfirmuar nga AKKP-ja, japin vleftën që duhet të paguajë në lekë secili pronar.

Dokumentet në AKKP-ë
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-së konfirmon dokumentacionin e pronësisë të depozituar nga pronarët e truallit, pranë AKKP-së, zyra vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme apo çdo institucion tjetër që e konfirmon këtë dokumentacion. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-së, për rastet e shitjes së objektit personave të tretë nëpërmjet ankandit apo të pasurive të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteozë, kur ka të identifikuar pronarë trualli, për vlerën e truallit të shitur, njofton me shkrim sektorin e financës dhe buxhetit në MF-ë, e cila duhet të derdhë në favor të pronarit të truallit vlerën e truallit përkatës për kompensim financiar. Njoftimit me shkrim duhet t’i bashkëlidhet dokumentacioni si më poshtë: 1) Vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ish-pronarin apo çdo dokument tjetër ligjor të regjistruar në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që vërteton se ai është pronar i tokës; 2) Kontrata e shitjes së objektit bashkë me truallin; 3) Autorizimi për kalim pronësie; 4) Mandatpagesat që lidhen me pagesat e truallit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-ë, për realizimin e procedurës së mësipërme, njëkohësisht me njoftimin e sipërcituar, i kërkon AKKP-së konfirmim, nëse ish-pronari (trashëgimtarët e tij) kanë përfituar ose jo më parë kompensim financiar apo fizik mbi bazën e vendimit me të cilin është njohur prona ku ndodhet objekti i privatizuar, si dhe informacion mbi vlefshmërinë e vendimit
përkatës.

Ish-pronari i truallit që do të përfitojë kompensim financiar duhet të paraqesë në MF-ë (sektori i financës dhe buxhetit) dokumentacionin ligjor, si më poshtë:
- Kërkesën me shkrim për kompensim financiar për truallin ish-pronë e tij;
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë);
- Dëshmi trashëgimie;
- Prokurë të posaçme përfaqësimi, ku të jetë përcaktuar tagra e trajtimit financiar;
- Numrin e llogarisë personale të hapur pranë Raiffeisen Bank apo çdo banke tjetër e nivelit të dytë;
- Deklaratë noteriale që nuk ka përfituar kompensim financiar apo fizik për pronën truall
njohur me vendimin përkatës.

BOX//////////////////////////////
Ish-pronarët, të drejtë parablerje me bono privatizimi

Ish-pronarët e truallit, të cilët janë shpallur fitues me të drejtën e parablerjes për objektet, gëzojnë të drejtën që 80% të vlerës së objektit ta paguajnë me letra me vlerë dhe bono privatizimi, nga i cili 20% është paguar me lekë cash, për para lëshimit të autorizimit për kalimin e pronësisë. Pagesat me lekë cash për pjesëmarrje në blerjen e objektit bëhet në “Raiffeisen Bank” dhe në çdo bankë të nivelit të dytë, ndërsa pagesa me letra me vlerë dhe bono privatizimi do të bëhet vetëm pranë “Raiffeisen Bank” në numrat e llogarisë të afishuara në dokumentacionin e shitjes nga MF-ja (DASHPP) për llogari të kësaj ministrie. “Raiffeisen Bank”, të gjitha letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit për efekt privatizimi, sipas kësaj pike, do t’i bëjë ato të pavlefshme dhe në fund të çdo 6-mujori do t’i dorëzojë në Bankën e Shqipërisë. Në rastin kur është konfirmuar në dosjen e vlerësimit apo kur subjektet e shpronësuara të truallit të objektit kanë paraqitur dokumentacionin përkatës të pronësisë dhe kërkesën për blerjen e objektit sipas pikës 11 të kapitullit III, por nuk paraqiten në ankandin e objektit që ndodhet në pronën e tyre, komisioni i ankandit evidenton kërkesat për blerje në procesverbalin përkatës dhe
cakton një datë tjetër për zhvillimin e tij brenda shtatë ditëve nga data e mëparshme e zhvillimit të ankandit, duke njoftuar edhe një herë pronarët e truallit. Nëse edhe në këtë datë pronarët e truallit nuk paraqiten për blerjen e objektit me të drejtën e parablerjes, atëherë Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike do të veprojë sipas pikës 2, germa “b”, kapitulli III, të këtij vendimi.

18 Dhjetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›