Arrestohet i riu që dogji autobusin në Shkup
.jpg)
Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi se e ka vënë në pranga personin që dyshohet se të shtunën në “Rrugën e plastikave” ia ka vënë flakën një autobusi urban.
Nga Policia njoftojnë se pas identifikimit të personit në fjalë si pjesëmarrës në protestat e ditës së shtunë, i njëjti është arrestuar, ndërsa shtohet se gjatë bisedës informative, i akuzuari e ka pranuar veprën, transmeton Zhurnal.
Bëhet fjalë për personin me inicialet E. B., 24 vjeçar, i cili tashmë gjendet në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Indeksonline/