E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet ish-gardisti Fatos Skejaakuzohet për gjobëvënie 100 mijë €

TIRANE- Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Ish-gardisti Fatos Skeja akuzohet për disa raste gjobë vënie, dhe konkretisht për një gjobëvënie në vlerë 100 mijë euro.
 
Zbradhja e shkaqeve të ndalimit të tij, tregon se arrestimi i Fatos Skejës nuk ka lidhje me ngjarjet e 21 Janarit.

Emri i tij lidhet me ngjarjet e “21 janarit”, e konkretisht me padinë e njërit nga vëllezërit e Hekuran Dedës. Hekuran Deda është një nga katër personat që u vranë në ngjarjet e 21 Janarit.
 
Sipas Zabit Dedës, vëllait të protestuesit të vrarë Hekuran Deda, disa ditë pas vrasjes së protestuesve të "21 janarit", ish-efektivi i Gardës Fatos Skeja tentoi ndërmjetësimin e vizitës së Sali Berishës në familjen Deda.

Në këmbim të pranimit të vizitës së Berishës në familjen e tyre, sipas Zabit Dedës, Skeja u ofroi para.

Ndërkaq, vijojnë seancat gjyqësore për ngjarjet e "21 janarit", e konkretisht nesër në orën 10:00 zhvillohet seanca e radhës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›