Bruksel, Tahiri informon mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale
PRISHTINË- Delegacioni i Republikës së Kosovës, i drejtuar nga zv/kryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës për zgjedhjet lokale kosovare të 3 nëntorit, që u mbajt në Bruksel prej 12 deri në 14 shtator, me ndërmjetësimin e OSBE-së.
Në këtë takim, që kishte karakter të vlerësimit të mbarëvajtjes së procesit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, u diskutua për rrjedhën e deritanishme si dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje, u bë e ditur sot nga burimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës.
Zv/kryeministrja Tahiri, me këtë rast konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të shtetit, që zgjedhjet lokale të mbahen në një frymë demokratike dhe evropiane, duke respektuar ligjet e Kosovës, ashtu siç e përcakton Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Ajo vlerësoi se këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë, duke qenë se mbahen për herë të parë në tërë Kosovën, dhe se kontribuojnë në mënyrë qenësore në vendosjen e demokracisë, ligjit dhe normalitetit në komunat veriore të vendit, të cilat pas shumë vitesh do të kenë strukturat komunale të zgjedhura në mënyrë legale dhe legjitime.
Tahiri, po ashtu vlerësoi lart angazhimin maksimal të Komisionit Qendror Zgjedhor, si organ kompetent për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës si dhe falënderoi OSBE-në për ndihmën e dhënë në këtë proces.
Përfaqësuesit e OSBE-së shprehën kënaqësinë e tyre për një bashkëpunim konstruktiv të të gjithëve në këtë proces dhe në veçanti vlerësuan lart punën që po bën Komisioni Qendror Zgjedhor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
(d.b/BalkanWeb)