E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet ish ministri Lefter Koka

Ish ministri i mjedisit Lefter Koka është ndaluar të martën nga policia për llogari të SPAK. Lajmi konfirmohet për RTSH pa hollësi të mëtejshme nga burime të besueshme në SPAK.  Urdhër Arresti është firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtar Erion Bani. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.

  Koka ka qenë ish-ministri i mjedisit i LSI në qeverinë e koalicionit me PS të kryesuar nga kryeministri Edi Rama në vitet 2013-2017. Më pas është larguar nga LSI dhe ka qen deputet i PC 2017-2021. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 25 prill të këtij viti Lefter Koka u zgjodh deputet i PS në Durrës, por hoqi dorë nga mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›